Los Anxhelos Shpallen kandidaturat per cmimet Oscar
Sot ne Los Anxhelos u shpallen kandidaturat per cmimet Oscar. Ceremonia e 83-te e ndarjes se cmimeve prestigjioze per Kinematigrafine do te mbahet me 27 shkurt.
Filmi britanik The Kings Speech dhe varianti i ri i filmit amerikan me kauboj True Gritmoren numrin me te madh te kandidaturave i pari me 12 dhe i dyti me 10.
Ndersa filmi me teme fantastiko-shkencore Inception dhe ai The Social Network qe tregon historine e krijimit te faqes se Internetit Facebook moren nga 8 kandidatura per cmimin Oskar. Keta 4 filma konkurojne edhe ne kategorine e filmit me te mire krahas Black Swan The Fighter The Kids Are All Right 127 Hours Toy Story 3 dhe Winters Bone.
Per kategorine e aktorit me te mire jane emeruar Colin Firth per interpretimin e mbretit britanik Xhorxhi i 6-te ne filmin The kings speech.
Jeff Bridges per lojen ne filmin True Grit Jesse Ajzenberg per intrepretimin e krijuesit te Facebook-ut ne Social Network ndersa per kategorine e aktores me te mire jane propozuar aktoret Annette Bening per interpretimin ne filmin The kids are all right dhe Natalie Portman per interpretimin e rolit te balerinea ne filmin psikologjik Black Swan.
Filmi The social network ishte fituesi kryesor i cmimeve Globi i Arte javen e kaluar qe jane nje tregues per fituesit e mundshem te mimeve Oscar te Akademise se Arteve dhe Shkencave per Kinematografine qe eshte cmimi me prestigjioz i kesaj fushe.
Per kategorine e filmave te huaj me te mire konkurojne filma meksikan danez grek kanadez dhe algjerian. Ceremonia e cmimeve Oscar do te transmetohet drejtperdrejt nga televizioni amerikan me 27 shkurt dhe ajo drejtohet kete vit nga aktoret Ann Hathaway dhe James Franco.