E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA/ Pritet një stuhi e dytë bore, paralizohet vendi

Zyrat e qeverisë federale në Uashington do të vazhdojnë të qendrojnë të mbyllura për shkak të një stuhie bore, e dyta brenda më pak se një jave.
Banorët e një zone të gjerë nga Uashingtoni deri në Nju Jork përgatiten për reshje të mëdha dëbore që mund të arrijnë 25 deri në 50 centimetra trashësi.
Si rrallë ndonjëherë qyteti i Nju Jorkut e ka shpallur të mërkurën ditë bore për shkollat e tij publike.
Aeroportet nga çikagoja deri në Pensilvani, Uashington e Nju Jork kanë anuluar fluturimet për shkak të kësaj stuhie e cila shtrihet nga pjesët qendrore të vendit e deri në Atlantik.
Për të tretën ditë me radhë zyrat e qeverisë federale do të jenë të mbyllura. Punojnë vetëm disa agjenci të operacioneve të domosdoshme, duke përfshirë një pjesë të Shtëpisë së Bardhë dhe të Kongresit.
Dhoma e Përfaqësuesve ka anuluar të gjitha votimet deri më 22 shkurt, kur anëtarët e saj të jenë kthyer nga pushimi dimëror prej një jave.
Të premten dhe të shtunën Uashingtoni dhe periferitë e tij u përfshinë nga një stuhi e madhe bore që u shoqërua me reshje rekord, të cilat në disa vende arritën deri në 90 centimetra trashëri.
Mijra shtëpi në shtetet Merilend, Virxhinia, Virxhinia Perëndimore, Njuu Xhersi dhe Delauer janë pa energji elektrike dhe ka pasur raste të shembjes së çative për shkak të peshës së borës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›