Aviacioni izraelit sulmon Gazën pas goditjes me raketa
Këto operacione ndërmerren si kundërpërgjigje ndaj goditjeve me raketa të zhvilluara ditët e fundit kundër lokaliteteve izraelite drejt veriperëndimit të Negevit, në jug të Izraelit, bëri të ditur ai. "Ushtria izraelite do të vazhdojë të veprojë ashpër kundër të gjithë atyre që përdorin terrorizmin kundër shtetit të Izraelit. Hamasi është përgjegjësi i vetëm për ruajtjen e paqes në Rripin e Gazës", përfundoi ai duke mos dhëne informacione te mëtejshme rreth sulmit Izraelit.