Kina, sinjale kontakti NATO-s
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Ma Zhaoxu (Ma Caoşü) tha në konferencën për shtyp të mbajtur në Pekin mbi besimin reciprok se ata janë të gatshëm për bashkëpunim në përputhje me konceptin e ri të sigurisë.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, gjatë punimeve të Konferencës së sigurisë në Munih të mbajtur më 7 shkurt shpalosi kuadrin e ri strategjik të aleancës që do të trajtohet si një platformë në kontekst të çështjeve të sigurisë ndërkombëtare.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi gjithashtu se duhen përmirësuar marrëdhëniet mes NATO-s Rusisë, Kinës, Indisë dhe Pakistanit.Duke iu përgjigjur një pyetje për këtë çështje Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme tha se ata janë në kontakt me NATO-n.Ai kujtoi gjithashtu se ministri i Jashtëm kinez Yang Jiechi'nın i është bashkuar konferencës në Munih dhe se Kina po përpiqej ti përshtatej konceptit të ri strategjik për transformimin e NATO-s në vitet e fundit.