E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Prokuroria, hetim te paanshem per 21 janarin Rozeta Rapushi

Shtetet e Bashkuara te Amerikes, kerkojne hetim te gjithanshem dhe te besueshem per demonstraten e dhunshme te 21 janarit. Nderkohe qe vleresojne progresin dhe zhvillimin e Shqiperise ne 20 vitet e fundit. Ambasadori i Shteteve te Bashkuara prane misionit amerikan ne Organizaten per Sigurimin dhe Bashkepunimin ne Evrope, Ian Kelli, shprehu dje mbeshtetjen amerikane per perparimin e bere nga Shqiperia dhe populli shqiptar gjate 20 vjeteve te fundit. "Te gjithe duhet t'i permbahen Kushtetutes, te zbatojne ligjin, te respektojne institucionet e pavarura dhe te angazhohen ne menyre konstruktive dhe plotesisht ne procesin zgjedhor. Ne valen e ngjarjeve te 21 janarit, komuniteti nderkombetar ka punuar intensivisht me te dy palet per nje atmosfere qe t'i sherbeje dialogut normal politik", u shpreh dje ambasador Kelli. Sipas tij, eshte e domosdoshme qe te gjithe duhet t'i permbahen Kushtetutes, te zbatojne ligjin, te respektojne institucionet e pavarura dhe te angazhohen ne menyre konstruktive dhe plotesisht ne procesin zgjedhor. Provokimet, perfshire edhe retoriken e ashper, nuk u sherbejne interesave te Shqiperise, theksoi ambasadori. Diplomati u shpreh se hetimet e Prokurores se Pergjithshme per ngjarjet e 21 janarit, duhet te jene ne gjithanshme, te thella dhe te besueshme. "Ne valen e ngjarjeve te 21 janarit, komuniteti nderkombetar ka punuar intensivisht me te dy palet, per nje atmosfere qe t'i sherbeje dialogut normal politik. "Shtetet e Bashkuara, i kane bere thirrje qeverise shqiptare dhe Partise Socialiste te shprehin publikisht mbeshtetjen per autoritetin e Prokurores se Pergjithshme per te kryer hetime te paanshme", theksoi Kelli ne reagimin e djeshem. Ne prononcimin e dhene ne lidhje me situaten ne vendin tone, Kelli u ndal edhe tek zgjedhjet lokale te 8 majit ne prag. Sipas tij, te gjitha forcat politike duhet te angazhohen ne pergatitjen sa me te mire te zgjedhjeve lokale, duke respektuar edhe rekomandimet e nderkombetareve. "Zgjedhjet e 8 Majit, jane nje forum i ligjshem per diskutimin dhe efektin e ndryshimeve politike. Shtetet e Bashkuara, krahas ODIHR-it, do te vazhdojne te ndjekin pergatitjet per zgjedhjet dhe jane gati te ndihmojne per te siguruar nje proces te lire, te drejte dhe te besueshem, tha ambasadori i Shteteve te Bashkuara prane misionit amerikan ne Organizaten per Sigurimin dhe Bashkepunimin ne Evrope", beri te qarte ambasadori i Shteteve te Bashkuara prane misionit amerikan ne Organizaten per Sigurimin dhe Bashkepunimin ne Evrope, Ian Kelli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›