E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktor Tushaj:"E majta te reformohet pa Edi Ramen"

INTERVISTA/ Flet kryetari i bashkise se Lezhes, Viktor Tushaj: Koalicioni PD-LSI do te funksionoje me se miri ne zgjedhjet lokale

Si po funksionon koalicioni PD-LSI, pasi ju e shihni me mire ne terren. Pra si eshte pritur, a ka njerez kunder ketij koalicioni dhe a mendoni se do te funksionoje sic duhet ne fushaten e 8 majit?

Koalicione te tilla, per vete kulturen politike te vendit, nuk eshte e lehte qe te percillen ne menyre te qarte deri ne baze. Kuptohen nga lideret, nga pjesa kryesore e partise, por eshte pak e veshtire qe te kuptohet edhe mirepritet qe ne fillim ne baze. Normalisht koalicioni po zbatohet ne te gjitha nivelet ne baze. Une jam i bindur qe do te krijohet kultura e duhur politike per koalicionin, sic e ka gjithe Evropa dhe do te funksionoje, jo vetem atehere kur eshte i diktuar, por edhe atehere kur eshte shkurtohet koha e realizimit te objektivave, kur objektivat jane te perbashket. Pra kur krijon nje klime te duhur per arritjen e objektivave te qytetareve dhe thithjen e investimeve te huaja, te cilat jane me pas cilesi jete. Ne qytetin e Lezhes jemi ne fazen kur koalicioni funksionon siper, dhe poshte partite zgjedhin kandidaturat e tyre me te pershtatshme dhe me te votueshem dhe me pas do te kete nje ballafaqim mes ketyre kandidaturave te forcave politike brenda koalicionit dhe do te vendoset. Une kam bindjen se koalicioni me PD-ne, eshte nje koalicion qe do te funksionoje shume mire, pasi tashme ka funksionuar si mazhorance ne parlamentin shqiptar dhe ne qeverisjen e vendit. Jam i bindur se funksionon dhe do te funksionoje ne elementet e qeverisjes lokale. Nje gje duhet pasur parasysh, qe zgjedhjet politike ndryshojne nga zgjedhjet administrative. Shpesh here njerezit jane te orientuar te votojne cilesite individuale te administratorit kur behet fjale per zgjedhje lokale. Ne keto zgjedhje kjo eshte ajo qe do te kihet parasysh. Do te vihen shume me teper ne dukje cilesite individuale, si administrator, si komunikues me pershtatshem per komunitetin, me qellim qe te mos tensionohen politikisht. Une mendoj, se nuk do te kete me veshtiresi kalimi i LSI-se nga kampi i majte ne te djathte, kjo tashme eshte nje kulture qe e shohim te praktikohet shpesh ne Evrope dhe vende te tjera. Kam bindjen se PD-ja do te dije te unifikohet ndaj cdo figure qe do te dal. Ashtu sic do te dije LSI-ja qe te unifikohet ne vendet ku perzgjedhja e kandidateve do t'i takoje PD-se. Une kam bindjen se kreu i PD-se, Sali Berisha, kreu i LSI-se, Ilir Meta, por edhe gjithe kryetaret e partive te tjera, do te dine te unifikojne qendrimet ne funksion te fitores dhe nje rezultati shume pozitiv ne keto zgjedhje.

Teme e nxehte politike mbetet ajo e 21 janarit. Sipas jush kishte ne 21 janar organizatore dhune dhe nese po, drejtesia a eshte duke ndjekur te gjitha hapat e duhur ligjore?

Edhe logjika me e vogel nuk ka absolutisht asnje lloj dyshimi per menyren sesi u organizua dhe kush ishin organizatoret e asaj demonstrate te dhunshme. Nuk mund te ndodhte ndryshe, kur kreu i PS-se shkonte shtepi me shtepi, duke i ftuar qytetaret te dalin ne demonstrate dhe me pas i braktis perpara kryeministrise, i nxit para kryeministrise, absolutisht edhe logjika me e varfer do te arrinte ne konkluzionin me te shendoshe. Drejtesia duhet te operoje sa me shpejt te jete e mundur, qe te nxirren para saj te gjithe shkaktaret. Gjithe organizatoret e asaj demonstrate qe i ftuan njerezit qe te demonstrojne, ashtu sic i ftuan me daten 28 shkurt dhe i kontrolluan, absolutisht mund t'i kishin kontrolluar edhe me daten 21 janar. Kjo te ben te mendosh se 21 janari ka pasur nje skenar te tille, pikerisht per te krijuar ato trazira ne vend, per te shkundur themelet e shtetit demokratik. Gje qe nuk u lejua dhe fale kembenguljes se Policise se Shtetit, Gardes se Republikes dhe gjithe institucioneve, te cilat ndoshta per here te pare ne historine politike te ketij vendi treguan maturi, pjekuri per te mbrojtur institucionet dhe ligjin.

Ju prezantoni LSI-ne dhe nuk mund te mohoni faktin qe jeni pjese e te majtes. Jeni larguar nga PS-ja, pasi nuk pajtoheshit me qendrimet e kryetarit te meparshem te PS, por edhe atij aktual. Mendoni se ka nevoje per nje riformatim te se majtes?

Une per nje gje jam i bindur. Elektorati i majte eshte nje elektorat qe i di detyrat e veta. Fati i keq i ketij elektorati eshte se ne krye te tij ka pasur njerez, interesat e te cileve dhe perplasja, ka krijuar nje ndarje dhe ka thelluar hendekun mes disa partive. Keto gjera e kane demtuar shume te majten. Absolutisht eshte e domosdoshme qe te riformatohet e majta, por duhet qe ne krye te saj te jene njerez konsensual, qe dine te ofrojne, qe dine te nxisin energji pozitive te njerezve, me qellim qe te bashkojne dhe te ofrojne kompromise ne favor njerezve. Nese ne krye do te jene lidere, te cilet nuk arrijne asnje lloj konsensusi, te cilet edhe kur i bejne tratativat nuk i mbajne, sic eshte rasti i fundit me Edi Ramen, i cili beri nje marreveshje me gjithe te majten dhe pas zgjedhjeve te vitit 2007 nuk respektoi asnje prej pikave qe kishte vendosur ne akt-marreveshjen me keto forca.

Kalojme ne problematikat vendore. Ju keni deklaruar se turizmi konsiderohet prioritet per Lezhen. Pse?

Jane nje sere elementesh qe i japin mundesine per ta bere turizmin shtylle te fuqizimit ekonomik ne kete zone. Ne nuk jemi vetem per turizmin patriotik, apo per te vleresuar asetet vetem nga pikepamja patriotike, por ne synojme rritjen e nivelit ekonomik te njerezve nepermjet turizmit. Kjo per shkak te burimeve qe ka Lezha, per shkak te historise se saj, per shkak te arkeologjise qe po e deshmon me zbulimet e vjetra, per shkak te zhvillimeve historike ne mesjete me Gjergj Kastriotin Skenderbeun, sic dihet me 2 mars te vitit 1444, gjithe princat shqiptare rane dakord qe te krijohej ushtria e pare dhe filloi lufta kunder pushtuese, por edhe per shkak te historise se kesaj levizje dhe relikeve qe gjendjen. Tjeter arsye eshte dhe pasuria e komuniteteve te qytetit te Lezhes nga pikepamja etnografike, zakonet, veshjet dhe jane me dhjetera komunitete qe perbejne nje mozaik te Lezhes. Do te vecoja elementet natyrore, pasurite dhe bukurite natyrore, malet, fushat, afersite me detin etj. Jane te gjitha keto, elemente qe perbejne bazen turistike te kesaj zone. Ndaj dhe turizmi eshte nje nder prioritetet tona, te cilin ne synojme ta beje te funksionoje si nje shtylle e zhvillimit ekonomik te qytetit. Masterplani i qytetit dhe ka synim pikerisht kete gje, per te ndertuar strategjine e zhvillimit te turizmit te qendrueshem. Vleresimi i ketyre resurseve, qe permenda me larte, eshte kendveshtrimi yne per turizmin.

Cila jane pikat kryesore ku eshte fokusuar aktiviteti juaj ne bashkine e Lezhes gjate 4 viteve qe lame pas?

Pikerisht, pjese e rendesishme ka qene turizmi dhe rritja e perpjekjeve dhe kerkimeve arkeologjike, per shkak te deshmive qe ekzistojne ne kete zone. E rendita te paren kete gje, pasi turizmi eshte prioriteti i pare. Se dyti, eshte miratimi i planit te pergjithshem rregullues, per te bere te mundur harmonizimin e interesave imediate qe kane pronaret e qytetit dhe perspektivat e zhvillimit urban. Kjo eshte e rendesishme dhe per te mos lejuar me demtimin e zonave nga investime te paplanifikuara. Per te bere te qarte po marre nje shembull; nje pronar qe ka 2000 metra toke eshte i interesuar ta shfrytezoje dhe te marre prej saj maksimumin e te ardhurve, duke bere investime apo ndertime te ndryshme. Ne nuk jemi kunder kesaj, por kjo gje duhet bere ne baze dhe ne perputhje me normat e ndryshme qe cakton ky plan i pergjithshem, qe do te thote respektim i rregullave dhe kritereve. Ne funksion te kesaj ceshtje eshte bere nje permiresim i dukshem i gjithe infrastruktures ne qytet. Eshte kerkuar qe te permiresohen te gjitha rruget e qytetit, te nderhyhet ne ato pjese, me gjithe veshtiresite qe kemi pasur, qe jane me problematike dhe me urgjente. Lezha, por edhe qytetet te tjera, kane nje rritje te jashtezakonshme nga pikepamja gjeografike, ndaj dhe shpesh here eshte e veshtire qe t'u pergjigjesh nevojave qe kane qytetaret per infrastrukture, me nje buxhet qe ka bashkia e Lezhes. Mjafton te mendojme se ne vitin 1990 ka pasur rreth 10 mije banore dhe sot ky qytet po shkon rreth 40 mije banore. Kjo rritje gjeografike e territorit dhe demografike e qytetit ne keto vite nuk eshte shoqeruar me investimet e nevojshme, per te ndjekur nevojat qe ka ky komunitetet. Keta njerez kane ardhur ne Lezhe per shkak te klimes dhe mundesive qe ofron, pra per nje jete me te mire dhe kjo nuk eshte bere pasi kane munguar strategjite. Kjo eshte nje barre qe ka pasur administrata e asaj kohe, pra permiresimin e infrastruktures ne te gjitha lagjet e qytetit.

Jane bere keto projekte ne keto kohe, e kam fjalen per rikonstruksione rrugesh, asfaltime dhe hapje rrugesh te reja?

Po. Jane bere rikonstruksione pothuaj ne te gjitha lagjet e qytetit. Eshte bere asfaltimi i cdo rruge kryesore te qytetit. Keto nderhyrje jane bere pasi jane kryer nderhyrjet nenshtresore, per te vene ne eficense te gjitha kanalizimet, ujerave te zeza dhe ujerave te bardhe. Per ujin e pijshem po punojme me qeverine zvicerane per te zgjidhur gjithe problematiken me kete sektor. Ne projektet tona eshte kerkuar qe te ato te japin zgjidhje per interesat e gjithe qytetareve, qe do te thote se duhet te preken nevojat dhe shqetesimet e te gjithe banoreve. Sakaq, eshte nderhyre ne te gjitha lagjet e qytetit. Per shkak te buxhetit te limituar eshte marre nje kredi, rreth 120 milione leke dhe eshte punuar per permiresimin e infrastruktures ne qender te kryeqytetit, por edhe ne gjitha lagjet e qytetit. Eshte bere infrastruktura para shkollave dhe para spitalit, nje investim prej 65 milione lekesh te reja. Me rreth 12.5 milione leke eshte nderhyre ne te gjitha lagjet e qytetit, si ne lagjen "Nene Tereza", ne lagjen "Gurra", dhe po nderhyhet edhe ne pjeset periferike te qytetit. Ne saje te projekteve cilesore qe kemi bere, duke arritur standarde te larta, ne kemi marre disa fonde edhe nga qeveria shqiptare. Gjate viteve te fundit me nje shume prej 50 milione lekesh eshte bere rikonstruksioni i kanalizimeve te "Eurofishit", qe ka qene nje problem per gjithe banoret e saj lagjeje, eshte ndertuar shkolla e kesaj lagjeje, nje investim prej 50 milionesh lekesh. Po ashtu eshte asfaltuar rruga ne kete lagje qe shkon deri tek shkolla dhe eshte perfunduar ujesjellesi i kesaj lagjeje, rreth 60 milione leke, gjithashtu po perfundojne kanalizimet e ujerave te zeza, me vlere 99 milione leke Me fondet e bashkise dhe me fondin e kredise qe kemi marre do te nderhyjme ne infrastrukturen rrugore.

Kjo ndihme e qeverise, ka ardhur pas koalicionit me LSI-ne?

Jo, ka qene edhe me perpara. Kemi pasur ndihme dhe mbeshtetje nga ekzekutivi, kjo ne saje edhe projekteve e punimeve te standardeve te larta qe kemi bere ne keto vepra. Normalisht qe qyteti ka nevoja te jashtezakonshme, me te medha sesa ato qe ne po bejme deri tani. Por, eshte shume e rendesishme te kuptohet se cdo gje po behet me nje strategji, duke pasur parasysh sesa perfitime sjellin keto investime per banoret. Ne jemi perpjekur per t'i cuar investimet ne ato vende ku preken sa me shume interesat e banoreve. Kjo eshte arsyeja qe kemi nderhyrje fillimisht ne rruget kryesore, ne ate para Katedrales dhe ne te gjitha lagjet, infrastruktura e te cilave, ne harkun e 20 viteve nuk kane pare asnje investim. Do te shtoja se nje investim i madh per permiresimin e jetes se qytetareve dhe per rritjen e nivelit ekonomik eshte parkut industrial. Ky park eshte ai qe do ta shpetoje ekonomikisht qytetin e Lezhes, per shkak te vendeve te reja te punes qe ai hap, rreth 3 mije vende pune. Po ashtu edhe per shkak te nje standardi te ri investimesh dhe investitoresh qe do te sherbeje per komunitetin e biznesit. Por edhe do te rrise nivelin ekonomik te qytetareve, por edhe per shkak te rritjes se nivelit te taksave, te cilat bashkia ua rikthen qytetareve ne forme sherbimesh.

Me konkretisht cfare do te sjelle ky park industrial?

Tashme jane sigurua te gjitha lejet nga qeveria shqiptare dhe per here te pare ne historine e ketij vendi, e drejta e koncesionit i jepet bashkive. Kjo fal deshires dhe vullnetit qe ka treguar bashkia per te ndertuar kete park industrial. Sigurimi i licencave dhe te drejtes se koncesionit ka perfunduar dhe se bashku me USAID-in edhe studimi i fizibilitetit. Jemi drejt perfundimit te studimeve per urbanizimin, por vazhdojme tratativa me shoqata biznesi me dhoma tregtie dhe industrialistesh jashte vendi, pikerisht per terheqjen e investitoreve qe jane te interesuar per te qene pjese e zhvillimit te zones. Ne menyre te vecante po punohet me investitore qe duan te jene pjese e projektit si investitoret te vecante. Nje nga investimet tona eshte dhe spostimi i stacionit te mallrave, qe do te zhvendoset nga qyteti i Lezhes dhe te shkoje brenda parkut industrial. Kjo gje do te ndikoje fuqishem ne uljen e kostos se transportit, lendes se pare dhe te prodhimeve. Pozicioni i ketij parku industrial eshte favorizues, pasi eshte shume afer portit dhe ky eshte nje vend strategjik qe ndikon ne afrimin e investitoreve per shkak te pozicionit qe ka, afer me Rrugen e Kosoves, me rrugen kombetare me hekurudhen dhe afer me Portin e Shengjinit. Jemi ne nje faze te mire. Normalisht te realizosh nje park industrial nuk eshte e lehte, po une kam bindjen pas per dy vite ky park do te jete ne eficense. Ky investim nuk do te ndikoje vetem tek qytetaret lezhjane, por edhe ne rrethina, qyteti i Lezhes ka rreth 1000 te papune. Pra nuk do te mjaftoje fuqia punetore e Lezhes per kete park. Dua te theksoje se ne i kemi paraprire dhe formimit te krahut te punes qe do te jete pjese e parkut industrial. Ne kemi dy shkolla profesionale, nje shkolle publike dhe nje shkolle private dhe me te dyja keto shkolla po punohet qe te hapen kurse te vecanta pikerisht ne lidhje me nevojat qe do te kene bizneset e ndryshme qe do te instalohen rreth parkut industrial. Dua te theksoje ketu nje elemente te rendesishem. Per shkak te prioritetit te turizmit, po punohet qe bizneset qe do te jene pjese e parkut te mos kene ndikim ne turizem. Pra duhet te jene te perputhshme me kete prioritet i cili eshte prioriteti yne. Nje projekt tjeter i rendesishem qe i sherben rritjes se cilesise se jetes se qytetareve, qe une do e vleresoja unik ne vend, por edhe ne Ballkan eshte projekti i mbledhjes se mbeturinave ne menyre te diferencuar. Ky eshte projekti i vetem ne Shqiperi. Ne e kemi filluar fal bashkepunimit qe kemi me nje kompani gjermane, e cila eshte pjese e strategjise tone ne kete fushe, por kjo eshte nje strategji e perbotshme, pasi te gjithe po shkojne drejt ketij modeli. Kjo gje behet edhe per shkak te mundesise se shitjes se ketyre lendeve te mbetjeve urbane si lende e pare per industrine ricikluese. Fal suksesit qe ka ky projekt ne hapat e pare, ne kemi siguruar mbeshtetje nga qeveria zvicerane, me nje fond te vogel prej 40 mije eurosh, per te krijuar nje qender qe bene diferencimin dhe detajimin e ketyre mbetjeve urbane. Pra rikonstruksionin e kesaj qendre, vendosjen e nje impianti per presimin e letres dhe plastikes. Me kete mbeshtetje ne kemi arritur te sigurojme nje projekt nga ambasada Holandeze prej 50 mije eurosh. Gjithe ky sensibilizim qe behet per kete projekt do ta sjelle suksesin. Eshte mekat ku lende te para si qelqi, letra, etj kane vlere ne industrine ricikluese eshte mekat qe ne t'i leme te degradojne neper kanale dhe vende te tjera.

Po qytetaret a mendoni se jane ndergjegjesuar per kete risi ekologjike. A po ju ndihmojne ne kete projekt?

Normalisht ne jemi ne fazen e ndergjegjesimit dhe sensibilimit. Nuk eshte e lehte qe te ndikohet ne nje projekt te tille kur mbeturinat nuk mblidhen ne vendin e duhur, jo me qe ne te fillojme dhe t'i mbledhim ne menyre te diferencuar. Por me punen qe po bejme me nxenesit e shkollave, me mediat lokale dhe te gjitha format e publicitetit dhe me stimuj te ndryshem me levizjen "Bells" ne do te shperndajme disa qese plastike, 6 muaj falas ne te gjitha familjet, me qellim qe te ndikojme. Do i sensibilizojme me personel te caktuar, duke u lene kosha ku hidhen mbeturinat. Por do te perdoren te gjitha format per te ndikuar ne sensibilizimin qytetar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›