E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjakmarrja ekzekutohen dy vellezer ne Shkoder. Pranga autorit

Dy vëllezër, Nikë dhe Gjovalin Pjetrushi, mbetën të vdekur mengjesin e së premtes në një atentat të mirëorganizuar ndaj tyre. Niku 43- vjeç dhe Gjovalini 25- vjeç ishin vëllezërit e shefit të krimeve në Shkoder në vitet 1998-2003 Prelë Pjetrushi.V iktimat sapo kishin dalë nga banesa e tyre në fshatin Grudë e Re të Shkodrës dhe kanë qenë në lëvizje me makinë kur janë goditur nga një breshëri automatiku që iu ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në mbrëmje forcat RENEA arrestuan në periferi të kryeqytetit autorin e vrasjes, Admir Tafili, 35 vjeç.  (update)

“Operacioni për kapjen e shtetasit Admir Tafilaj është konkluduar me sukses rreth orës 18.15’ të ditës së sotme, pas kërkimeve intensive të kryera nga shërbimet e policisë së qarkut Shkodër dhe forcat RENEA, si dhe në sajë të informacioneve të sakta të grumbulluara nga strukturat e policisë. Në momentin e kapjes këtij shtetasi i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë tip TT, e cila ishte e mbushur, si dhe katër krehra me fishekë” thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.

Opinioni publik në Shkodër është tronditur rëndë nga kjo ngjarje e cila i ka fillesat në 2 korrik të vitit 2000 kur Prel Pjetrushi ishte pjese e aksionit policor për kapjen e të akuzuarit për vrasje Bahri Tafili, ku mbetën te vrare drejtori i policise se qarkut Shkoder Arben Zylyftari dhe i shumëkërkuari Tafili.

Gjate ketij aksioni u arrestua djali i tij Genc Tafilit. Ketu nis dhe konflikti mes familjes Tafili dhe Prel Pjetrushit të cilit në vitin 2003 iu bë një atentat nga djali tjetër i familjes Tafili, Admiri ne rrugen Shkoder- Hani i Hotit.

Prel Pjetrushi i shpetoi atentatit dhe morri pjese ne aksionin e kapjes se atentatorit dhe më pas u largua drejt SHBA-se. Admir Tafili u denua me 15 vjet burg per vrasje me dashje te mbetur ne tentative.

Bruna Gjoka Azhornuar së fundi ( e premte , 18 mars 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›