Berisha me romet u garanton drejtesi dhe strehim

Autorët e shpërnguljes me dhunë të romëve nga vendbanimet e tyre janë vënë para drejtësisë. Kryeministri berisha i ka konfirmuar kët fakt kreut të shoqatës së këtij komuniteti së bashku me premtimin për gjetjen e një vend strehimi të ri.
“Policia e Shtetit i ka identifikuar dhe i ka ndalur ata. Jam i bindur se drejtësia do të thotë fjalën e saj sikundër i kam dhënë porosi ministrisë së Punëve Publike dhe Entit Kombëtar të Banesave, që familjet që ishin aty dhe kanë humbur strehimet e tyre të sistemohen, të strehoen në kushte normale” u shpreh Kryeministri.
Përfaqësuesi i komunitetit rom Ardian Nuredini tha se në atë zonë banonin prej 11 vitesh dhe asnjëherë nuk kishin pasur probleme të tilla.
Shqfi qeverisë garantoi gjithashtu masa të tjera më efektive për shkollimin, strehimin dhe arsimimin e komunitetit rom si dhe luftën kundër trafikimit të këtij komuniteti.
Më herët kryeministri takoi dhe Presidentin e dytë të parlamentit austriak, zoti Fritz Neugebauer i cili i kërkoi përqendrimin e të gjithë energjive tek zgjedhjet 8 majit 2011. Nga ana tij Berisha garantoi se qeveria shqiptare është e angazhuar që të përmbushen standardet më të larta ndërkombëtare në zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Elona Gjylmi