E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkelzen Berisha: Ne cdo fillim fushate perdoret emri im

Shkelzen Berisha ka reaguar menjehere ndaj ribotimit nga ana e mediave te nje artikulli te botuar ne nje reviste amerikane, ku perfshihej dhe emri i tij ne aferen e armeve. Ai eshte shprehur se emri i tij perdoret ne media, sa here qe fillojne fushatat elektorale, nderkohe qe ka bere thirrje qe gazetaret te shkeputen nga genjeshtra, perbaltja dhe mungesa e profesionalizmit. Me poshte po botojme te plote deklaraten tij per mediat. "Gazeta Shqiptare, botoi dje, me titull te ndryshuar sipas oreksit politik, nje shkrim te marre nga nje reviste, ku riservirej dhe njehere pa asnje fakt apo argument te ri, e njejta histori, qe eshte botuar dhe ribotuar me dhjetera here, nga kjo gazete dhe simotrat e saj, sipas se ciles pasazhe te nje bisede mes dy njerezve te panjohur per mua (Z.Trebicka e kam takuar vetem nje here, pasi ishte bere kjo bisede), do te mjaftonin per te me bere pjese te nje biznesi armesh! Kane kaluar tre vjet qe nga dita kur kjo histori u publikua per here te pare ne Mars te vitit 2008 dhe qe atehere, ndonese kjo ceshtje eshte hetuar gjate ketyre tre viteve si nga drejtesia shqiptare ashtu dhe nga ajo amerikane, nuk eshte gjetur asnje element i vetem, qe te provoje perfshirjen time te drejtperdrejte, apo indirekte ne asnje pjese te saj! I ndjeri Trebicka, qe ishte njekohesisht protagonist dhe denoncues i kesaj historie, ne disa intervista te dhena ne media te ndryshme, ka perjashtuar perfshirjen time ne te! Tre vjet me pare ne nje deklarate te shperndare per median kam deklaruar bindjen se koha dhe hetimet mbi kete ceshtje do te vertetonin, se une nuk kam pasur kurre lidhje me asnje nga personat e perfshire ne kete afere! Tre vjet me pas cdo linje hetimi e zhvilluar ne Shqiperi apo SHBA ka provuar se akuzat e hedhura ndaj meje kane qene krejtesisht te paverteta! Mediat qe perpiqen te lidhin emrin tim me kete histori dhe vendosin ta riciklojne ate para cdo fushate elektorale, me shpresen, se nje e pavertete qe perseritet, behet e besueshme, jane te njejtat qe kane shpifur, se kam perfituar tendera publike, te vetedijshme, qe nuk behej fjale per mua, por per nje person krejt tjeter, me emer te ngjashem me timin! Duke respektuar angazhimin per te mos ngritur padi penale apo civile ndaj shtypit dhe gazetareve, i kujtoj gazetes se riprodhimi i shpifjes eshte gjithashtu nje veper penale dhe e ftoj ate te shkeputet nga genjeshtrat, perbaltja dhe mungesa e profesionalizmit"!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›