BE: PS, stop bojkotit te Parlamentit

Bashkimi Evropian vlereson procesin zgjedhor ne Shqiperi, referuar dhe raportit me te fundit te OSBE/ODIHR, i cili i cilesoi keto zgjedhje si me te mirat te zhvilluara deri me sot ne Shqiperi. Njeheresh behet thirrje dhe ne drejtim te opozites, per te zene vendin e saj ne Kuvend, nderkohe qe rekomandon nje dialog mes paleve ne vend per te arritur realizimin e reformave, aq te domosdoshme ne procesin e integrimit te vendit ne strukturat euroatlantike. Presidenca e Bashkimit Evropian, nepermjet nje deklarate mbi zgjedhjet e 28 qershorit ne Shqiperi, nenvizon progresin dhe standardet e arritura ne keto zgjedhje, duke evidentuar njeheresh dhe problemet teknike. Ku per keto te fundit, BE nenvizon se vihet re nje politizim i pavend i aspekteve teknike te procesit, gje e cila duhet te eliminohet. Keshtu, Bashkimi Evropian vlereson raportin final te OSBE-ODHIR-it per zgjedhjet e mbajtura ne 28 qershor, ne Shqiperi dhe "mirepret dhe vlereson faktin qe zgjedhjet permbushen pjesen me te madhe te rekomandimeve te OSBE-se, edhe pse keto zgjedhje nuk realizuan plotesisht potencialin e Shqiperise per t'u ngjitur ne standardet me te larta te zgjedhjeve demokratike". Raporti, sipas BE, thekson se zgjedhjet demonstruan progres te qarte, ne vecanti me progresin ne procesin e regjistrimit te votuesve dhe procesin e identifikimit te tyre, strukturen legale, votimin, numerimin dhe denimin e konflikteve. Por, nga ana tjeter, nje nder verejtjet e bera publike ne deklarate, vihet re nje politizim i pavend i aspekteve teknike te procesit, duke perfshire numerimin e votave dhe hedhjen ne tabela, po keshtu, dhe aktet e dhunes qe jane vene re gjate fushates zgjedhore. BE thekson rendesine e sigurise, qe mangesite ne zgjedhje, jane te ekzaminuara, te nxirren mesime dhe rekomandimet e perfshira ne raport te ndiqen nga qeveria dhe partite perkatese. Bashkimi Evropian, ne deklaraten e Presidences se saj, te bere dje publike, inkurajon te gjitha partite politike ne Shqiperi te ndjekin nje dialog konstruktiv politik. Ne vecanti, mbajtja e nje dialogu permanent me Parlamentin eshte elementi kyc ne nje demokraci. Zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane nje kerkese thelbesore, per te plotesuar kriteret e anetaresimit ne BE. Bashkimi Evropian zotohet se do te vazhdoje te mbeshtese Shqiperine ne kete proces te rendesishem, duke e ndihmuar qe te ec perpara ne integrimin evropian. Deklarata e Presidences se Bashkimit Evropian, vjen vetem disa dite pas deklaratave te njepasnjeshme te ministrit te Jashtem suedez, Karl Bild qe mban dhe presidencen e radhes se BE dhe nga komisionari per zgjerim i Komisionit Evropian, Oli Rehn, te cilet kane vleresuar standardet e zgjedhjeve, referuar Raportit, duke deklaruar se tashme Shqiperia eshte shume afer integrimit ne bashkimin Evropian. S.P
Vleresimi
"Bashkimi Evropian vlereso mirepret dhe vlereson faktin qe zgjedhjet permbushen pjesen me te madhe te rekomandimeve te OSBE-se, edhe pse keto zgjedhje nuk realizuan plotesisht potencialin e Shqiperise per t'u ngjitur ne standardet me te larta te zgjedhjeve demokratike", thuhet ne deklarate.
Vleresimi
"Bashkimi Evropian vlereso mirepret dhe vlereson faktin qe zgjedhjet permbushen pjesen me te madhe te rekomandimeve te OSBE-se, edhe pse keto zgjedhje nuk realizuan plotesisht potencialin e Shqiperise per t'u ngjitur ne standardet me te larta te zgjedhjeve demokratike", thuhet ne deklarate.