E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuqezinjtë, jashtë forme në miqësoren e fundit

TIRANE-Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot testin e fundit përpara ndeshjes me Qipron, në program pasnesër në orën 20.30. Trajneri Xhani De Biazi kërkoi të provonte disa skema ne një miqësore me të rinjtë e Teutës, por ekipi kuqezi u duk disi i plogësht, duke e marrë shumë lehtë këtë test kontrolli. Kuqezinjtë fituan 3-0, me gola të Hykës, Sadikut e Salihit, por trajneri italian nuk u duk i lumtur me këtë paraqite. Ndoshta temperaturat e larta, ndoshta impenjimi i pakët, i kanë lënë atij një shije jo të mirë. E megjithatë, De Biazi nuk ka bërë polemika, por është fakt se ai e ka deklaruar disa herë gjatë daljeve para mediave se për të futbollistët duhet të impenjohen shumë në stërvitje që të fitojnë një vend në skuadër.

(d.b/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›