Ministri Turk: Shpëtohen 80 pasagjerë, nuk ka viktima
Ora 12:16 Amsterdam - Ministri turk i Transporit, Binali Jëlldërëm ka deklaruar se deri më tani janë shpëtuar 80 pasagjerë nga 127 që ndodheshin në bordin e avionit të rrëzuar me një ekuipazh drejtues prej tete vetash. Ai ka mohuar që deri më tani të ketë viktima. Sipas tij, autoritetet hollandeze po ndihmojnë në shpëtimin e të tjerëve.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Turkish Airlines, Temel Kotil ka mohuar gjithashtu lajmin e mediave hollandeze për një të vdekur. Ai tha se në avion ka rreth 20 të plagosur e që ndodheshin në pjesën e pasme të tij, por deri më tani nuk konfirmohet për ndonjë viktimë.
Aksidenti, THY:Deri tani, 1 i vdekur dhe 20 të plagosur
Ora 11:55 Amsterdam - Drejtues të kompanisë Turkish Airlines konfimojnë viktimën e parë nga aksidenti që ndodhi në aeroportin e Amsterdamit. Anëtar i Bordit Drejtues të Turkish Airlines, Hamdi Topçu ka deklaruar se sipas të dhënave paraprake rezulton që deri më tani të jetë konfirmuar 1 i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur. Sipas tij, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e ndihmës së parë dhe zjarrëfikësat.
Nga ana tjetër, Agjensia Turke e Lajmeve Cihan citon burime okulare nga vendngjarja që kanë pohuar largimin nga avioni I përplasur të të paktën 50 pasagjerëve.
Zëdhënësja e aeroportit Schiphol, Melanie Smieder ka deklaruar për mediat se avioni është përplasur me pistën në momentet e fundit kur ishte përgatitur për të bërë një zbritje normale. Sipas saj, situata në pistën e aeroportit është ende e vështirë, gjë kjo që ka shkaktuar ndalimin e ngritjeve dhe të uljeve të avionëve të tjerë.
Ora 11:32 Aksidenti, avioni turk me 135 udhëtarë ndahet në 3 pjesë
Amsterdam - Një avion i kompanisë turke “Turkish Airlines” është rrëzuar mbi pistën e aeroportit Schiphol në Amsterdam të Hollandës. Sipas agjensisë turke të lajmeve Cihan, në avion ndodheshin 135 udhëtarë. Avioni i quajtur Tekirdag i tipit 737-800 është ngritur nga Stambolli në orën 08:22 (09:22 sipas orës tonë) dhe drejtohej nga pilotët Murat Sezer ve Tolga Ozgul.
Cihan citon burime nga vendngjarja të cilat kanë treguar se avioni turk ka qenë duke u ulur në pistën e aeroportit hollandez kur është përplasur dhe është ndarë në tre pjesë. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se pas përlasjes nuk ka patur ndonjë shpërthim. Nga ana tjetër, ende asgjë nuk është bërë e ditur rreth fatit të 135 personave që ndodheshin në ordin e avionit.
Ndërkohë, një nga pasagjerët që arriti të shpëtojë e të dalë nga avioni i ndarë në tre pjesë, Husejin Sumer, ka treguar se gjithçka ka ndodhur në momentin kur avioni kishte nisur të ulej në pistë. Sipas tij, në momentin e tribulancës, kur edhe pasagjerët ishin drejtuar për tu ulur në pistën e aeroportit, është ndier një tronditje e madhe e tij dhe shujmë shpejt janë përplasur në tokë. Sumer tregon se në avion ka të paktën 20 të plagosur ndërsa një nga stuardesat është lënduar rëndë.
vijon ...