E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moskë, vritet gjenerali në pension Rogaçev

Moskë - Gjenerali në pension i Shërbimit Federal të Sigurimit rus, njëherizi biznesmen i njohur, Aleksandër Rogaçev, është vrarë në qendër të Moskës, njoftojnë mediet ruse. Rogaçev është gjetur i vrarë në një veturë të parkuar para një restorani në qendër të kryeqytetit rus. Policia nuk ka dhënë detaje për vrasjen e tij, por ka thënë se ai kishte dhënë dorëheqje nga shërbimi i sigurimit shtetëror në vitin 2002, për t'iu përkushtuar më pas biznesit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›