E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, tre persona i vënë flakën vetes

Pekin - Media shtetërore kineze njoftoi se tre burra i kanë vënë zjarrin vetes në një lagje të Pekinit. Agjencia zyrtare Xinhua tha se nuk dihet nëse ata kanë mbijetuar. Agjencia tha se që të tre u ulën në makinë dhe e ndezën zjarrin në afërsi të Sheshit Tianman, në qendër të kryeqytetit kinez, por nuk dha detaje tjera. Në qershor mbushen 20 vjet që kur autoritetet kineze e shtypën me dhunë protestën e studentëve në këtë shesh. Besohet se qindra, ndoshta mijëra njerëz u vranë nga forcat e sigurisë në represaljet e 20 qershorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›