Fatahu liron 40 të burgosur të Hamasit
Jeruzalem - Fraksioni Fatah i presidentit palestinez, Mahmoud Abbas, liroi afro 40 të burgosur të Hamasit në Bregun Perëndimor përpara se zhvillimit të një samiti për pajtim i organizuar nga Egjipti, deklaroi sot një ligjvënës nga grupi islamik. "Afro 40 të burgosur politikë u liruan dje", deklaroi Ayman Daraghmeh nga blloku për Reforma dhe Ndryshime i Hamasit. "Ne e konsiderojmë këtë si një zhvillim pozitiv", shtoi ai. Një zyrtar i Fatahut, i cili kërkoi të mbetej anonim, konfirmoi se janë liruar 40 të burgosur, por theksoi se ata ishin liruar pasi i kishin kryer dënimet.