E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Synojmë nivel të ri në Bujqësi. Fermeri të ketë online cdo të dhënë

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha tha sot " ne synojmë nivel të ri në bujqësinë shqiptare”. Deklarata u bë gjatë mbledhjes së qeverisë, ku kryeministri theksoi se projektet për bujqësinë janë ambicioze me qëllim lehtësirat për fermerin, rritjen maksimale të rendimenteve të tregjeve.

“Z. Ministër i Bujqësisë është në detyrën tuaj të ndërmerni shtrirjet dhe dixhitalizimin total të Bujqësisë, fermeri shqiptar duhet të disponojë online gjithcka që i duhet për biznesin e tij”.

Sipas kreut të qeverisë ekzistojnë të gjitha mundësitë që prodhimi bujqësor të 10 fishohet.
"Prodhimi në bujqësi sot mund të 10 fishohet. Shumëfishim i i prodhimeve bujqësore është synimi ynë. Shqipëria është vend i përshtatshëm për zhvillimin e Bujqësisë, ka ujë, tokë dhe dielli shkëlqen gjatë gjithë vitit. Zor se gjen një vend tjetër që t’i bashkojë këto 3 kushte sic i bashkon Shqipëria".

Po sot, Berisha u shpreh sot dhe për krijimin vullnetar të shoqërive bujqësore, ndërsa theksoi se krijimi i rrjetit të infrastrukturës financiare i mbështetur në mikrokredinë që duhet të mbulojë të gjithë territorin e vendit, do t'i japë nxitje të madhe prodhimit bujqësor dhe punësimit në këtë sektor.

vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›