E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Romni fiton në Teksas

Mit Romni ka fituar emërimin e republikanve për zgjedhjet presidenciale në Teksas. Në një deklaratë, Romni tha se është “i nderuar” nga fitorja.

Raportet e mediave thonë se ish-guvernatori i Masaçusecit fitoi më shumë se 70 për qind të votave pasi i duhen më pak se gjysma e 155 delegatëve në këtë vend, për të kaluar pragun e nevojshëm prej 1,144 delegatësh si kandidat për president.

Delegatët republikan thonë se janë të vendosur për emrimin e Romnint zyrtarisht si kandidat në gusht, kur partia mban kuvendin e saj.

Emërimi i Romnit do të shënoj sukses për të, pasi në vitin 2008, nuk ka arritur të sigurojë emërimin republikan.

Kandidati i Partisë Republikane do të sfidojë presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›