Çeku: Në qershor, NATO vulos kapacitetet e FSK-së

Në qershor pritet që NATO-ja të aprovojë arritjen e kapaciteteve të plota operacionale dhe saktësimin e raporteve ndërmjet NATO-s dhe FSK-së, ka thënë ministri Agim Çeku.
Pakoja e Ahtisaarit nuk lejon që statusi i FSK-së të ndërrojë deri në qershor të vitit të ardhshëm, por Çeku thotë se deri atëherë do të plotësohen kushtet për të funksionuar si ushtri.
Çeku ka njoftuar se për herë të parë këtë vit do të dërgojnë gjashtë ushtarë për t`u arsimuar në akademinë më prestigjioze amerikane, West-Point.