Kuçi: Nikoliç ta harrojë mentalitetin totalitar

Pas deklaratës së presidentit të zgjedhur të Serbisë, Tomislav Nikoliç, se ai nuk do të takohej kurrë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
“Takimet e mundshme ndërmjet liderëve nuk do të jetë individuale, por është institucionale”, ka theksuar Kuçi.
Zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë se Nikoliç si president i Serbisë duhet të heqë dorë nga mentaliteti totalitar.