Moska kritikon sërish ambasadorin amerikan

Qeveria ruse ka kritikuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Moskë për të dytën ditë me radhë, në lidhje me fjalimin e javës së kaluar.
Ndihmësi i presidentit rus, Vlladimir Ushakov, tha se ambasadori Majkëll Mekfoll "duhet të sillet në mënyrë diplomatike dhe jo të rrezikojë marrëdhëniet e vendit të tij me Rusinë".
Sipas mediave ruse, Mekfoll u ka thënë studentëve në një universiteti në Moskë se “Rusia ka korruptuar Kirgizstanin për të mbyllur bazën ushtarake të Shteteve të Bashkuara atje”.
Ministria e Jashtme Ruse të hënën i ka kundërshtuar deklaratat e tij.