E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova dhe BE-ja nisin dialogun mbi sundimin e ligjit

Sot nis në Bruksel “Dialogu i Strukturuar për Shtetin e së Drejtës” mes Komisionit Evropian dhe qeverisë së Kosovës.

Komisionerët Stefan Fule dhe Cecilia Malmstrom nga pala e BE-së, dhe ministrat Hajredin Kuçi, Bajram Rexhepi dhe Vlora Çitaku nga pala kosovare, nisin procesin që synon të ndihmojë vendin në adresimin e sfidave në fushën e Sundimit të Ligjit, një shqetësim kyç ky për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Në fazën e parë të bisedimeve në kuadër të këtij mekanizmi të ri të shpikur së fundmi nga Komisioni, fokusi do të jetë në fushat më problematike në Kosovë: gjyqësori, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›