E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prizren, mbetet i vrare 19-vjecari

Jeta e nje te riu u shua naten duke gdhire dita e djeshme ne Prizren, pasi ra viktime e nje perleshjeje te armatosur. Ngjarja ndodhi ne rrugen "Nena Tereze", ne lokalin e quajtur "Te Sefa". Policia vendase tha se disa persona ishin konfrontuar mes tyre per shkaqe qe po hetohen. Ne perleshje jane plagosur tre persona, por njeri prej tyre, 19-vjecari L.P., gjeti vdekjen pak ore me vone ne spital. Dy personat e tjere te lenduar jane jashte rrezikut per jeten, ne spitalin e Prizrenit. Policia tha se ka gjetur ne vendngjarje disa gezhoja plumbash, shkrepur gjate perleshjes mes dy paleve te perfshira si dhe ka arrestuar nje person qe dyshohet se ka qelluar me arme viktimen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›