"Tadic, i pari President ne shtetin e ri"
"Une e vleresoj viziten e Presidentit te Serbise, Boris Tadic, madje e cilesoj si nje vizite te pare te nje Presidenti te nje vendi fqinj ne Republiken e Kosoves, shtetin me te ri sovran e te pavarur te botes". Ky ka qene komenti i Kryeministrit te Kosoves, Hashim Thaci, lidhur me viziten qe kryetari i shtetit serb nisi dje ne Kosove. Deklarimet, Thaci i beri ndersa i shoqeruar nga ministri i Transportit dhe Telekomunikacioneve, Fatmir Limaj, po inspektonte punimet per zgjerimin e rruges Prishtine-Fushe Kosove.
ROMUZET
"Vizita ne Kosove e Presidentit serb, Boris Tadic, e ka vleresimin tim dhe ate shteteror te Kosoves. Eshte Presidenti i pare i nje vendi te huaj qe viziton Kosoven e pavarur dhe demokratike, prandaj do te mbetet ne historine e shkruar te Kosoves, si Presidenti i pare i nje vendi fqinje qe e viziton Kosoven", deklaroi Kryeministri Thaci pas interesimit te gazetareve. "Kjo nenkupton dhe fillimin e njohjes nga Serbia per Kosoven shtet, dhe me vjen mire qe ne hyrje ne Kosove, Tadic eshte ndeshur drejtperdrejt me mbishkrimin "Mire se vini ne Republiken e Kosoves", u shpreh Thaci ndersa inspektonte punimet per zgjerimin e rruges Prishtine - Fushe-Kosove.
Duke lene pas dozat e humorit, me tej Kryeministri Thaci beri te qarte se vizita e Tadicit eshte dhe duhet te jete teresisht private. Kjo vizite nuk duhet shfrytezuar per fushate elektorale", deklaroi Thaci duke iu referuar zgjedhjeve parlamentare dhe administrative te Serbise, te cilat sipas Beogradit, do te mbahen me 11 maj edhe ne territorin e Kosoves.
Presidentit te Serbise i eshte lejuar qe te vije ne Kosove nga administrata nderkombetare. Leja iu dha nga UNMIK-u, por me kusht qe kete vizite te mos e shfrytezoje per qellime elektorale, por t'i permbahet kerkeses qe ka deklaruar se po vjen ne Kosove per te festuar pashket ortodokse me serbet. Zyrtaret e larte te Republikes se Kosoves viziten e Tadicit ne Kosove e vleresojne si vizite te karakterit privat. Tadic ka paralajmeruar se do te marre pjese ne liturgjine ne Manastirin e Decanit. Kreu i shtetit serb po qendron ne Kosove ne kohen e fushates parazgjedhore per zgjedhjet e 11 majit ne Serbi.
Pak dite me pare, ne Kosove kishte qendruar edhe radikali serb Tomisllav Nikolic. Por, vizita e tij kishte per qellim fushaten elektorale ne Kosove. Kete vizite e paten kundershtuar fuqishem udheheqesit e institucioneve te Kosoves, ku, sipas tyre, vizita te tilla nuk i kontribuojne permiresimit te marredhenieve nderetnike.
Ed.Ku