E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapen ofertat per autostraden Morine-Prishtine

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, njoftoi dje hapjen e ofertes per ndertimin e pjeses kosovare te autorruges drejt Durresit dhe paralajmeroi fillimin e punes kete vit. "Kjo eshte nje dite e vecante, sepse ndertimi i autorruges Vermice-Prishtine-Merdare eshte me interes nacional, shteteror dhe nderkombetar. Kjo rruge do te filloje te ndertohet kete vit", deklaroi Thaci, ndersa vizitonte aksin rrugor Prishtine-Fushe Kosove, ku po kryhen punime zgjerimi. "Autorruga ka nje gjatesi prej 117 km dhe parashikon ndertimin e kater tuneleve, gjatesia e pergjithshme e te cileve eshte afersisht 5 km", thuhet ne "Ftesen per shprehjen e interesit", ku behet e ditur se "detajet e projektit per pjesen me te madhe te rruges tashme jane pergatitur". Sipas projektit, ne territorin e Kosoves, qe nga Merdari ne kufirin me Serbine, deri ne Vermice ne kufirin me Shqiperine, kjo rruge do te kete dhe 105 ura - mbikalime dhe nenkalime, si dhe dy pika kufitare. Kostoja e ketij projekti do te jete 659 milione euro, pa llogaritur koston e shpronesimeve per pronat nga do te kaloje rruga. Nje muaj me pare qeveria e Kosoves miratoi kerkesen qe Kuvendi te shpalle si zone me interes te vecante trasene e kesaj rruge, ne pjesen kosovare. Kerkesa ishte bere nga Ministria e Transportit dhe Poste-Telekomunikacionit, per te bere te mundur qe te filloje krijimi i mekanizmave te zgjidhjes se ceshtjeve pronesore-juridike qe lidhen me kete rruge.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›