SHBA, Rusia e Kina dakordohen me rezolutën për Iranin

Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, tha se Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina kanë rënë dakord për një propozim rezolutë të fuqishme të Kombeve të Bashkuara për sanksione kundër Iranit.
Duke përkujtuar se Shtetet e Bashkuara kanë punuar me partnerët ndërkombëtarë për të hartuar një projekt rezolutël mbi Iranin, Clinton tha se SHBA “kanë arritur marrëveshje për një propozim të fuqishëm në bashkëpunim me Rusinë dhe Kinën”.
Clinton tha se rezoluta do të qarkullojë në Këshillin e Sigurimit sot pasdite.
Njoftimi u bë përkundër marrëveshjes e cila parashikon që që Irani ta dërgojë sasinë më të madhe të uraniumit të pasuruar në Turqi, në këmbim të karburantit bërthamor për reaktorin në Teheran.
Më herët, ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutogllu u bëri thirrje fuqive perëndimore që të mos i rrezikojnë gjasat e marrëveshjes me sanksione të reja.
Davutogllu, bashkë me homologët e tij brazilianë dhe iranianë, është një nga nënshkruesit e marrëveshjes që Irani ta dërgojë uraniumin në Turqi.