Halla e Obamës fiton azil në SHBA

Një gjyqtare emigracioni në Boston ia ka pranuar kërkesën për azil, hallës nga Kenia të presidentit amerikan Barack Obama, duke e lejuar atë të rrijë në SHBA.
Vendimi gjyqësor i dha të drejtë 57-vjeçares Zeituni Onyango të kërkojë një vend pune dhe të vazhdojë procedurat për qëndrim të përhershëm në SHBA. Ajo mund të kërkojë shtetësinë amerikane pas gjashtë vjetësh qëndrimi, raporton VOA.
Onyango, një gjysmëmotër e babait të Obamës, shkoi në SHBA në vitin 2000, duke u ankuar për dhunë në Kenia. Kërkesa e saj ishte mohuar fillimisht, por ajo vazhdoi këmbënguljen e saj, duke përmendur problemet shëndetësore.