E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, 9 miliardë dollarë për klimën

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian konfirmuan se blloku është i gatshëm t'u japë vendeve të varfra 9 miliardë dollarë ndihma gjatë tre viteve të ardhshme për të luftuar ndryshimet klimatike.

Në samitin botëror në Kopenhagë, në dhjetor 2009, liderët e BE-së u zotuan të shpenzojnë 2.4 miliardë euro në vit në periudhën 2010-2012, me qëllim që t'u ndihmojnë vendeve të varfra për ta luftuar ngrohjen globale.

Sidoqoftë, një raport pohoi se BE-ja ende nuk e ka gjetur shumën e plotë të parave për këtë vit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›