E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Sekretari i Thesarit Geitner nuk synon tjeter mandat

Sekretari i Thesarit Timoti Geitner deklaron se nuk do të shërbejë një mandat të dytë në këtë post, nëse presidenti Obama do të rizgjidhet president i SHBA-së.
“Ai nuk do të më kërkojë të qendroj, për këtë jam i sigurt”, thotë Geitner në një intervistë për tv Blumberg.
Geitner po ashtu tha së është mjaft i sigurt se Obama do të fitojë në zgjedhjet presidenciale, që do të zhvillohen në nëntor. “Kam besim se ai do të ketë një tjetër sekretar të Thesarit”, ka shtuar Geitner.
Timoti Geitner erdhi në postin e sekretarit të Thesarit në sSHBA në janar të 2009-ës, kur dhe Obama mori detyrën e presidentit të SHBA-së. Ish-presidntët Bill Klinton dhe Xhorxh Bush kishin tre sekretarë Thesari gjatë 2 mandateve të tyre presidenciale.
Geitner pritet të largohet nga posti në gusht pasi Kongresi të arrijë një marrëveshje për rritjen e limitit të borxhit.
Gjatë intervistës, Geitner tha se do të angazhohet me diçka tjetër, pasi të lërë departamentin e Thesarit, pa specifikuar së çfarë.
Geithner është anëtari i fundit i skuadrës ekonomike të Obamës të zgjedhur që në fillim, pas largimit teë këshilltarëve përfshirë drejtorin e Këshillit ekonomik kombëtar Lorens Samer, dhe drejtorin e buxhetit Peter Orszag.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›