E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet pronari i protezave te gjoksit

Arrestohet pronari dhe themeluesi i shoqërise prodhuese të protezave “Poly Implant Prothese”, që ngjalli mjaft reagime pak kohë më parë për shkak të rrezikshmërise së protezave.
Zhan Klod Mas, u ndalua në jug të Francës në Var, pasi protezat e qendrës së tij rezultuan me silicon industrial në 2010 dhe ku rreth 30 mije gra u rekomanduan t’i hiqnin ato.
Kjo qendër sipas hetimeve të mëvonshme ka përdorur xhel të një niveli jo cilësor në vend të materialeve mjekësore speciale. Protezat kanë shkaktuar mjaft shqetësim në Europë dhe në Amerikën Latine, për shkak të rrezikut që ato mund të shfaqin në trup.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›