E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, Senati e mbështet legjislacionin Magnicki

Komiteti për marrëdhënie të jashtme i Senatit të Shteteve të Bashkuara në mënyrë unanime ka mbështetur legjislacionin, sipas të cilit do të ndëshkohen zyrtarët rusë, të ndërlidhur me vdekjen në burg të avokatit Sergei Magnicki.

Takimin e këtij komiteti, që ndiqej nga shumë shikues dhe gazetarë, e kryesoi senatori Xhon Keri ndërsa tashmë legjislacioni “Akti i Përgjegjësisë për Sundimin e Ligjit Sergei Magnicki” mund të bëhet fuqiplotë.

Me këtë legjislacion parashikohet ndalimi i dhënies së vizave dhe bllokimi i pasurive për zyrtarët që ishin të përfshirë në shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut në mbarë botën, por në mënyrë specifike, ai është i formuluar si përgjigjje ndaj vdekjes së avokatit rus, Sergei Magnicki, në paraburgim në vitin 2009.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›