E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia "sulm" makinave te luksit

TIRANE - Me ne fund dhe policia shqiptare e ka kuptuar se makinat luksoze qe levizin ne rruget e vendit, shumica prej tyre jane te vjedhura jashte vendit. Kjo gje ka sjelle dhe operacionin e fundit te ndermarre nga uniformat blu, me urdher te Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, Ahmet Prencit. "Shtator 2008", eshte pagezuar operacioni ne te gjithe Shqiperine, qe deri me tani ka kaluar ne site me shume se 1 mije automjete te gjitha te prodhimeve te fundit. Vetem pak dite me pare, qyteti i Lacit, u zbraz nga makinat luksoze, shumica prej te cilave i bllokuan, nderkohe qe pjesa tjeter jane zhdukur, per te mos u sekuestruar. Shume te huaj kur vinin ne vendin tone, cuditeshin, se si ne nje vend kaq te vogel dhe i varfer, njerezit mund te kishin makina aq luksoze sa dhe te pasurit ne vendet e tyre, i blinin nje vit pas daljes ne treg.

Aksioni

Policia e Shtetit tha dje se deri tani, qe prej tre ditesh ne te gjithe territorin e vendit, jane kontrolluar me shume se 1 mije makina, prej te cilave 47 jane sekuestruar. "Shtator 2008", eshte pagezuar aksioni i uniformave blu, qe sipas burimeve te policise, do te kontrolloje te gjitha makinat e prodhimeve nga viti 2002 deri ne 2008. Ne kete operacion u koordinuan veprimet midis strukturave vartese te departamenteve per hetimin e krimit, per kufirin dhe migracionin dhe departamentit per sigurine. Policia tha se kontrollet po behen pasi ka pasur shume denoncime nga qytetaret e huaj, per vjedhjen e makinave te tyre. Kjo ka sjelle qe homologet, italiane, franceze, gjermane, etj., ti kerkojne policise shqiptare qe te verifikojne makina luksoze qe kane hyre ne Shqiperi vitet e fundit.

Kontrollet

Verifikimi i ketyre makinave, te gjitha luksoze eshte bere nga uniformat blu, por duke koordinuar punen me Interpol Tiranen dhe me homologet policor te vendeve te ndryshme te Evropes Perendimore, me qellim qe makinat qe jane vjedhur te kthehen menjehere ne vendin e tyre te origjines. Gjate dites se djeshme, burimet zyrtare thane se, Policia e Shtetit ne vazhdimesi do intensifikoje masat per parandalimin e trafikimit te mjeteve motorike, duke bashkevepruar dhe koordinuar veprimet me institucione te tjera shteterore, qe kane per detyre parandalimin e vjedhjes apo kalimit te makinave pa dokumente. Nga hetimet paraprake, i jane referuar Prokurorise se Rretheve Gjyqesore materialet hetimore per te proceduar penalisht 52 persona, qe dyshohet se kane konsumuar elementet e vepres penale te "trafikimit te mjeteve motorike".

1 mije Makina jane kontrolluar gjate diteve te fundit nga uniformat blu te Policise se Shtetit, pasi dyshoheshin se jane te vjedhura jashte vendit, ose jane pa dokumente te rregullta dhe qarkullojne ne vendin tone.

47 makina Jane sekuestruar gjate tre diteve te para te operacionit "Shtator 2008". Ky aksion ka nisur me urdher te Drejtorit te Policise se Shtetit, per evidentin e makinave te pa rregullta qe jane ne vendin tone.

Personat e vene nen hetim

Kontrolli i ketyre automjeteve eshte bere duke koordinuar punen me Interpol Tiranen dhe me homologet policor te vendeve te ndryshme te Evropes Perendimore. Policia e Shtetit ne vazhdimesi do intensifikoje masat per parandalimin e trafikimit te mjeteve motorike, duke bashkevepruar dhe koordinuar veprimet me institucione te tjera shteterore. Nga hetimet paraprake, i jane referuar Prokurorise se Rretheve Gjyqesore materialet hetimore per te proceduar penalisht 52 persona.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›