E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohen atlete kancerogjene

FIRENCE - Mallra te prodhura ne Itali, me materiale kineze, kane permbajtje kancerogjene. Policia italiane dje, ka sekuestruara mallra italiane te prodhura ne Lacio dhe Toskane, si atlete sportive me vleren e miliona eurove, pasi gjate kontrolleve kane dale se jane te punuar me materiale te demshme per shendetin. Frike po ngjall ne Itali por dhe ne Shqiperi, fakti se atletet e markave te mirenjohura si "Nike" etj, te cilat importohen nga vendi i origjines Kina ku prodhohen ne pjesen me te madhe, rezultojne me lende kancerogjene. Skandali eshte zbuluar ne Firence, ku policia kunder krimit ekonomik dhe Guardia di Finanza kane bere sekuestrimin, e plot nje milion e 700 mije atleteve dhe kepuceve, ne pjesen me te madhe, emra te njohur si "Nike", "Adidas" etj., te prodhuara ne Itali, me lende te pare kineze. "Keto atlete dhe kepuce, ne u detyruam t'i bllokojme dhe te shpallim konfiskimin e tyre, pasi u klasifikuan pas analizave te bera, te rrezikshme per jeten e qytetareve", deklaroi policia e Firences pasi kreu operacionin e koduar si "Toxic shoes".

Analizat

"Analizat e kryera mbi kampionet e mallit te sekuestruar, vlera e te cilit llogaritet te jete rreth 20 milione euro, kane shfaqur permbajtje te nje kromi me valence te vecante, substance kjo e ndaluar kjo ne objektet prej lekure, pasi eshte kancerogjene dhe ishte importuar si lende e pare nga Kina", shpjegoi Kuestura e Firences. "Keto atlete dhe kepuce qe mbajne emrat e markave te njohura, mjaft te kerkuara ne treg, prodhoheshin nga 28 investitore, nje pjese e te cileve kineze dhe te tjeret biznesmene italiane, ne rajone te ndryshme te Italise, kryesisht ne Toskana dhe Lazio por kontrollet po shtrihen dhe me gjere", sqaruan burimet hetimore ne Firence ku nisi kontrolli nacional per konfiskimet e bujshme. Mesohet se konfiskimet jane shtrire ne zonat e Firences, Toskanes dhe Lacios dhe vlera e tyre eshte te pakten 20 milione euro. Por autoritetet pohuan se 1.7 milione kepuce dhe atlete te konfiskuara jane vetem nje pjese e vogel e totalit te importuar nga Kina keto muajt e fundit.

Kontrollet

Kontrollet po kryhen ne te gjithe Italine, ndonese eshte e qarte se pjesa me e madhe jane shitur ne tregun italian, shqiptar dhe me gjere, pohuan mediat italiane. Nderkohe, efekti i ketyre kepuceve dhe atleteve, eshte shume i ndjeshem dhe ne Shqiperi. Burime zyrtare pohojne se pjesa me e madhe e atleteve dhe kepuceve importohen nga Italia. Vete fakti se ato prodhoheshin ne Itali me lende te pare kineze, sjell alarm per tregun italian dhe per ate shqiptar qe ka importuar keto mallra. Vendi yne jo vetem importon direkt nga nje vend tjeter mallra te konsumit te gjere por edhe riimporton. Nderkohe zyrtaret e ketij dikasteri nuk kane sqaruar nese do te nisin kontrollet ne tregun e vendit tone per te gjetur dhe sekuestruar kepuce dhe atlete me perberjen e rrezikshme kancerogjene, e cila efektet nuk i ka te menjehershme (akute) por pak vite me vone.

Efekti

Dhe Shqiperia preket nga atletet kancerogjene te prodhuara ne Kine. Si ne rastin e naftes e cila ndonese eshte ruse, qe importohet nga Greqia, ne 50 per qind te totalit qe konsumohet ne vendin tone edhe ne rastin e veshjeve atletike dhe llojeve te tjera te kepuceve, Shqiperia eshte vend ri-importues, sqaruan burime nga Ministria e Mbrojtjes se Konsumatorit.

1.7 milione

Kepuce dhe atlete jane te konfiskuara ne Itali. Por autoritet kane bere te ditur se, keto jane vetem nje pjese e vogel e totalit te importuar nga Kina keto muajt e fundit, ku jane punuar me materiale te demshme.

20 milione

Euro eshte vlera e perafert e mallit qe eshte sekuestruar nga policia. Mesohet se konfiskimet jane shtrire ne zonat e Firences, Toskanes dhe Lacios, ku kane marre pjese dhjetera efektive policie.

Shqiperia

Nderkohe, efekti i ketyre kepuceve dhe atleteve, eshte shume i ndjeshem dhe ne Shqiperi. Burime zyrtare pohojne se pjesa me e madhe e atleteve dhe kepuceve importohen nga Italia per tu shitur ne vendin tone, kryesisht neper dyqanet e shtrenjta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›