Prangoset duke vjedhur ne oborrin e maternitetit
Vihet ne pranga pasi kapet duke vjedhur nje makine ne oborrin e maternitetit "Mbreteresha Gjeraldine". Policia e Tiranes ka bere te ditur nje dite me pare, se ne pranga eshte vene Shpetim Ahmetaj, 22 vjec, nga Tirana. Ky i fundit eshte vene ne pranga ne flagrance, gjate kohesh kur po kryente vjedhjen e makines, nje "Volksvagen Golf 3", ngjyre e zeze, me targa TR 0989 J. Burimet zyrtare te policise se kryeqytetit thane se, vjedhja ishte duke u konsumuar ne parkingun e maternitetit "Mbreteresha Geraldin", ne Tirane. Makina ishte ne pronesi te nje tjeter personi.