SHBA: Debatet, për zgjedhje. OSBE: Dialogoni në Kuvend Qamil Xhani
Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Aleksander Arvizu e cileson te domosdoshme arritjen e nje konsensusi mes paleve. Duke folur per ftesen e bere nga kreu i PS-se per debat publik me kryeministrin Sali Berisha, Arvziu shprehet se debati duhet te ishte bere me pare. Ne nje prononcim dhene dje per mediat, gjate ceremonise se 20-vjetorit te hapjes se Ambasades Amerikane ne Tirane, Arvziu shprehet se debate te tilla duhet te kishte pasur gjate zgjedhjeve vendore. Ndersa ka shtuar se ky eshte nje zhvillim pozitiv. "Nuk kam pasur kohe ta shih propozimin, por kam degjuar rreth ketij propozimi. Une besoj se qasja e dialogut mes lidershipit eshte dicka e mire. Do te kisha deshiruar qe te kishte pasur debat gjate zgjedhjeve vendore. Por nese dy palet bien dakord, nuk shoh asgje te gabuar me kete", tha Arvizu. Ambasadori i SHBA-se ka theksuar se nje variant i mundshem eshte dhe ai i zhvillimit te nje takimi privat mes dy lidereve dhe me pas mund te kalohet ne nje debat publik. "Per te qene te sinqerte me ju debati publik nuk eshte nje ide e keqe. Por personalisht do te mendoja se nje takim privat mes te dyve do te ishte me pozitiv. Pra ku te mos kishte propagande, te mos kishte publicitet, te mos kishte klime ku te dy palet te donin te fitonin mbi njeri tjetrin. Nese ata do te shikonin nje vend per ta bere kete une kam nje shtepi te madhe", tha Arvizu. Ne komunikimin e tij me mediat, Arvizu theksoi dhe faktin se gjate 20-viteve te vendosjes se marredhenieve mes dy vendeve kane qene te shkelqyera dhe bashkepunimi ka qene ne nivelet me te larta. Arvizu ka komentuar dhe paktin e propozuar nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama prej 10 pikash. Per here te pare ai ka shprehur shpreh rezervat personale dhe ato te Shteteve te Bashkuara te Amerikes per propozimet e kreut te PS-se. Sipas tij, nje prej pika ne te cilen Rama kerkon hetimin e zyrtareve ne baze te dokumenteve te Wikileaks, nuk eshte nje pike e mire per te nisur dialogun. "Persa i perket planit me 10 pika, une e kam thene edhe me pare qe eshte vertet nje baze per t'u diskutuar. Per mua dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes ka disa prej pikave, e sic eshte ceshtja e Wikileaks, qe nuk eshte nje pike e mire me te cilen niset, por perseri i perket dy paleve te vendosin" eshte shprehur Arvizu. Kjo eshte deklarata e pare, ku diplomati amerikan kundershton hapur nje prej pikave te propozuara nga kreu i PS-se. Konkretisht, ne propozimin e nente, Rama shprehet se Prokuroria duhet te hetoje te gjithe zyrtaret me imunitet qe permenden per afera ne dokumentet e publikuara nga Wikileaks. Prokuroria, shprehet Rama, duhet "te therrase te gjithe personat me imunitet parlamentar ose me detyra te tjera shteterore qe kane rezultuar te perzier, me ose pa te drejte, me boten e krimit apo te korrupsionit nen driten e publikimit te kabllogrameve te diplomacise me te fuqishme te botes dhe te kerkoje heqjen e imunitetit nga parlamenti te cdokujt qe organi i akuzes vlereson se duhet t'i nenshtrohet hetimeve te plota".