E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Shqipëria, sukses në luftën ndaj terrorizmit

Tirane- Qeveria shqiptare eshte vleresuar ne raportin vjetor te Departamentit Amerikan te Shtetit per luften kunder terrorizmit gjate 2010-es. Puna e qeverise dhe institucioneve te saj ka marre nota pozitive ne permiresimin e legjislacionit dhe forcimin e vazhdueshem te sigurise ne pikat e kalimit kufitar. Ne raportin e DASH, vleresohet pozitivisht miratimi i ligjit per konfiskimin e pasurive te vena nga veprimtaria kriminale, si dhe sekuestrimi i aseteve te cilat financohen nga terrorizmi. DASH thote se gjate vitit 2010 shteti shqiptar ngriu asete ne vleren 6,848,893 dollare dhe konfiskoi asete ne vleren 851,998 dollare.

Vleresim kane marre edhe masat e marra nga qeveria kunder pastrimit te parave, ndersa jane permendur edhe disa nga rastet e suksesshme te punes se sistemit te mbrojtjes dhe drejtesise ne Shqiperi. Mes tyre, arrestimi dhe denimi i Artan Kristos dhe Hamzeh Abu Rayyan, te dy persona qe kane pasur lidhje te ngushta me organizata terroriste. Por raporti mbi terrorizmin i DASH-it vlereson me nota te larta punen e Policise Kufitare te Shqiperise dhe permiresimin e vazhdueshem te forcimit te sigurise ne pikat kufitare, duke theksuar rastet e arrestimeve dhe konfiskimit te narkotikeve.

"Nen rezoluten 12/76, Shqiperia ka ngrire pasurite e dy individeve dhe 13 fondacioneve apo kompanive te listuara ne kete rezolute te Kombeve te Bashkuara", shkruhet ne raport.

Me tej, theksohet se qeveria shqiptare ka arritur te ndjeke me perpikmeri rekomandimet e bera me pare per ndryshimet legjislative ne luften kunder terrorizmit.

Ne mbyllje te raportit, vleresohet bashkepunimi i Shqiperise me organizatat rajonale dhe multilaterale te cilat jane te fokusuara ne luften kunder terrorizmit. Madje theksohet se per te goditur terrorizmin eshte ndryshuar edhe Kodi Penal. Kurse per draftin e qeverise ne lidhje me konfiskimet sqarohet se pritet te miratohet nga Parlamenti qe nga nentori i vitit 2010. Me tej raporti thekson se amendamentet e draftit jane te bazuara ne Task Forcen, Komitetin e Eksperteve te vleresimit te masave kunder pastrimit te parave financimit te terrorizmit, si dhe disa konventa e OKB-se te ratifikuara nga Shqiperia.

A. Qoraj

Arrestimi i Kristos, beri thirrje per xhihad

Ne kuader te luftes kunder terrorizmit raporti permend rastin e arrestimit te Artan Kristos te akuzuar per thirrje dhe propagande per veprime terroriste, ish-punonjes i organizates "Al Haramain" deri ne 2002, e cilesuar si bamirese e lidhur me Al-Kaeden. "Me dhjetor 2010, ne Durres u arrestua imami Artan Kristo, i njohur edhe me emrin Muhamed Abdullah, i cili u akuzua per nxitje dhe propagandim ne publik te akteve terroriste. Sipas akuzes, ai kishte bere thirrje per xhihad ne forumin AlbSelafi.net ne internet", shkruhet ne raportin e DASH-it.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›