SHBA Shtepi te vogla historike terheqin nje numer te madh turistesh

Shtepite historike ne mbare Ameriken terheqin turiste qe synojne te mesojne me shume rreth pronareve te famshem te shume viteve me pare. Graceland e Elvis Presley-it dhe Mount Vernon e George Washington-it jane dy me populloret. Por edhe disa shtepi te vogla ruajne kujtimet e njerzve te famshem qe jetuan aty para shume kohesh.
Kjo shtepi e vogel ne Winchester te Virginias hapi dyert per publikun muajin e kaluar. Aty jetoi nje prej kengetareve me te dashura te Amerikes e cila vdiq ne moshen 30 vjecare.
Albumi Greatest Hits i kengetares Patsy Cline u shit ne me shume se 10 milion kopje. Ajo jetoi ketu me familjen nga mosha 16 deri ne 21 vjecare.
Judy Sue Huyett-Kempf eshte drejtoreshe e shtepise historike te Patsy Cline.
Kur Patsy jetonte ne kete shtepi ajo kendonte ne konkurse te talenteve te reja ne kishe dhe kudo qe kishte mundesi.
Kusherira e pare e Patsy-it Patricia Brannon shoqeron turistet ne kete shtepi historike. Ajo ishte 6 vjec me e vogel se sa Patsy dhe shpesh vinte per vizite kur ishte femije.
Patsy jetonte ketu me nenen e saj motren dhe vellane. Ata nuk kishin shume para dhe shpesh perballeshin me veshtiresi financiare.
Kujtimet e femijerise te zonjes Brannon e ndihmuan ate ta restauronte shtepine sic ishte nga fundi i viteve 1940. Ajo eshte e kenaqur qe Winchester po e nderon me ne fund kusheriren e saj gati 50 vjet pasi ajo humbi jeten ne nje aksident ajror.
Te gjithe thoshin se Patsy nuk kishte asgje te perbashket me qytetin Winchester por kur bashkia e bleu shtepine dhe e restauroi ishte nje prej zhvillimeve me pozitive qe ndodh ne kete qytet.
Kengetarja Patsy Cline nderohet edhe ne forma te tjera ne Winchester. Per shembull varri i saj ka terhequr vizitore per vite me rradhe por zonja Huyett-Kempf thote se dashamiret e saj kishin pritur per nje kohe te gjate per njohjen e shtepise se Patsy-it.
Kjo eshte historia e Patsy-it ku ajo ecte hante dhe flinte. Ne mund te lejojme vetem 20 veta ne cdo turne te shtepise sepse ajo eshte shume e vogel. Megjithate ne 5 ditet e para per publikun ketu erdhen mbi 600 vizitore.
Babe Ruth konsiderohet si nje prej lojtareve me te medhenj te bejsbollit ne histori. Ai lindi ne nje shtepi ne Baltimor te Marylandit me 6 shkurt te vitit 1895.
Mike Gibbons eshte drejtori ekzekutiv i Vendlindjes dhe Muzeut te Bejb Ruthit. Ai thote se Ruthi ishte sportisti i pare i famshem.
Ai ishte personaliteti i pare qe kishte nje agjent sportiv. Ai ishte personaliteti i pare qe beri reklama per mallra konsumi.
Shtepia e lindjes se Bejb Ruthit ishte ne plan te shkaterrohej ne vitet 1960-te. Ajo u shpetua nga banoret e Baltimores dhe ka qene e hapur per publikun per gati 40 vjet.
Ne kete shtepi ne i japim shume mundesi publikut te vije dhe te mesoje rreth jetes se Bejb Ruthit. Ai nuk jetoi ketu kjo ishte shtepia e gjysherve te tij dhe por vinte shpesh ketu gjate 7 vjeteve te pare te jetes se tij.
Me qe bashkia e qytetit shpetoi edhe 3 shtepi te tjera krahas kesaj shtepie ka mjaft hapesire per te ekspozuar artikuj nga jeta e Bejb Ruthit nga lojrat e bejsbollit ne vitet e femijerise me kete doreze ne vitet e para te karrieres se tij ne Baltimor e deri ne vitet e kulmit te karieres se tij.
Por jo cdo shtepi historike ka kete luks. Kjo shtepi me e vjetra ne Baltimor ishte shtepia e Edgar Allan Po nje prej shkrimtareve me te famshem te Amerikes i cili njihet me shume per poemat dhe novelat e tij te frikshme.
Ne besojme se ai jetoi ketu ne periudhen 1832-1835. Ne ate kohe ai ishte rreth 25 vjec dhe bashke me te ketu jetonin edhe dy kusherinj te tij Henri dhe Virxhinia tezja e tij Maria Clemm dhe gjyshja.
Dhoma e tij e gjumit ne hapesiren nencati eshte mobiluar ashtu sic historianet mendojne se ishte kur shkrimtari jetonte ketu.
Ai ndoshta kishte nje krevat shume i ngjashem me ate qe kemi vene ne shtepi. Ai kishte nje karike ndoshta nje tavoline te vogel dhe nje lavaman.
Ne dhomat e tjera jane ekspozuar nje numer i vogel objektesh por nuk ka shume hapesire madje pas qershorit te ardhshem shtepia do te mbyllet per publikun. Zoti Xherom thote se qyteti i Baltimores ka shkurtuar fondet per shtepine e shkrimtarit.
Po eshte varrosur ne Baltimor. Ai vdiq ketu ne rrethana misterioze kur ishte 40 vjec. Kuratori thote se njerzit vijne ketu nga e gjithe bota per te vizituar shtepine dhe varrin e shkrimtarit te famshem amerikan. Ai shpreson qe njerezve te mos u mohohet mundesia per te vizituar shtepine e shkrimtarit Po.