E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA paralajmeron Rrezik per sulme nga Al Kaeda

Departamenti Amerikan i shtetit paralajmëroi të gjithë amerikanët që udhëtojnë jashtë vendit të rrisin nivelin e alarmit dhe të jenë më të kujdesshëm. Bëhet fjalë për masa më të larta sigurie pasi ekziston rreziku i shtimit të dhunës në të gjitha vendet, kundrejt amerikanëve, pas vrasjes së klerikut të lartë të Al Kaedës, Anuar Aualaki.

Drejtuesi i organizatës terroriste u vra në Jemen të premten, me anë të një avioni të telekomanduar. Departamenti i Shtetit paralajmëroi se kjo vrasje mund të sjellë hakmarrje ndaj interesave amerikane dhe njoftoi qytetarët të jenë më të kujdesshëm.

Në njoftimin e nxjerrë thuhet gjithashtu se al Kaeda në Gadishullin Arabik ka bërë thirrje për sulme ndaj qytetarëve amerikane. Situate pas vrasjes së liderit të Al KAedës, Osama bin Laden në muajin maj, përsëritet edhe në rastin e Aualakit.

Nga ana tjetër, autoritetet në Jemen po e shfrytëzojnë situatën për të kërkuar rritjen e mbështetjes amerikane për to. Por, edhe pas bashkëpunimit për vrasjen e Aualakit, mbetet në fuqi apeli për presidentin Ali Abduillah Saleh për tu larguar nga detyra, pas përballjes me muaj të tërë protestash në rrugët e vendit.

Vrasja e liderit të Al Kaedës nuk e ndryshon këtë kërkesë, thotë Shtëpia e Bardhë.  Kjo është cilësuar mungesë respekti nga ana e qeverisë jemenite, e cila thotë se amerikanët nuk respektojnë as edhe ata që bashkëpunojnë me ta.

Jul Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›