I nxehti nuk iken. Temperature record ne Britani

Në Britaninë e Madhe, e diela ka qenë dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në tetor, që kur kanë nisur të mbahen të dhënat e motit. Zyra Meteorologjike Kombëtare njoftoi se në juglindje të Anglisë, termometri ka prekur shifrën e 29.9 gradëve, rekordi i mëparshëm ishte 29.4 dhe ishte regjistruar në 4 tetor 1985.
Një valë e nxehti, e pazakontë për sezonin e vjeshtës, ka përfshirë Britaninë dhe Gjermaninë javët e fundit të shtatorit dhe këtë fillim tetori dhe moti i ngrohtë pritet të mbajë deri nga java e ardhshme.
Të pamësuar me këtë të ngrohtë në vendet e tyre, që shtatori i përfshin zakonisht me temperatura të moderuara, shi dhe mjegull, britanikët e gjermanët janë duke zhfrytëzuar ditët në maksimum.
“Ata që nisen për pushime jashtë vendit, në kërkim të diellit, mund të zbulojnë se edhe në vendin e tyre temperaturat janë po aq të larta” shkruan “the Guardian”, duke sjellë në vëmendje shifrat e regjistruara në aeroportin Heathrow.
Të shtunën, termometri shënoi 28 gradë, nga 19 gradë që është mesatarja e shtatorit në vitet e tjera. Ndërsa një link në internet sugjeron se edhe qarkullimi në rrugë do të jetë i shtuar me 50 përqind, kompanitë hekurudhore presin të njëjtën rritje, sigurisht me destinacion zonat bregdetare.
Ndërsa banorët në Munih po i kalojnë këto ditë në park dhe në liqenet përreth qytetit, por edhe në festivalin e birrës, Octoberfest, më I famshmi në botë.
Juli Prifti