SHBA/ Shtohet bilanci, 12 viktima nga tragjedia në Teksas
12 të vdekur dhe 31 të plagosur. Ky është bilanci tragjik i një sulmi të papritur me armë që ka ndodhur ditën e enjte në bazën ushtarake të "Fort Hood" në shtetin e Teksasit në SHBA. Njëri nga atentatorët, pasi është qëlluar nga forcat ushtarake është arrestuar, ndërsa atentatori tjetër është arratisur. Por sipas dhënave paraprake përflitet se ky i fundit është brenda bazës ushtarake të "Fort Hood". Përfaqësuesit ushtarakë të kësaj pohojnë se të dy atentatorët ishin pjesë e kontigjentit ushtarak të bazës ushtarake të "Fort Hood", madje njëri prej atentatorëve do të nisej me mision në Irak.
Sipas të dhënave paraprake, Hasan Malik është emri i njërit prej atentatorëve, por nuk dihet nëse ky individ është me origjinë arabe apo është një amerikan i konvertuar në arab.
Direkt pas ngjarjes ka ardhur edhe reagimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë. Obama ka pohuar se si çdo amerikan ka mbetur i tronditur nga ngjarja e rëndë në bazën ushtarake të "Fort Hood".
"Kjo ishte një tragjedi e frikshme."- është shprehur presidenti Obama.
Autoritetet ushtarake amerikane janë shumë të rezervuar në dhënien e informacioneve.