E Diel, 1 Nëntor 2026

“Komunizmi ishte shumë më i keq se fashizmi”

Deklarata e ish-presidentit bullgar vjen me rastin e 20-vjetorit të ndryshimeve në Evropën Lindore, që daton me rënien e Murit të Berlinit,  në vitin 1989. Zheljev, në një intervistë për gazetën spanjolle “ABC”, flet për disidencën e tij për vendimet e para si president i zgjedhur në mënyrë demokratike si dhe për ndryshimet në Bullgari.
     
"Sot ne përjetojmë 20-vjetorin e rrëzimit të komunizmit në Evropë dhe nuk ka asnjë deklaratë, në të cilën Këshilli i Evropës, BE-ja apo NATO-ja të dënojnë komunizmin, ashtu siç u dënua fashizmi. Në shumë raste kam thënë se komunizmi ishte regjim totalitar, shumë më i keq se fashizmi'', thotë Zhelev.

Lidhur me detyrimin që iu bë turqve në Bullgari për të ndryshuar emrat, ai tha se kemi të bëjmë me një gjenocid kulturor dhe shpirtëror.
     
Zhelev shprehu keqardhjen që ai, si shef i shtetit apo edhe institucionet, nuk gjetën kohë të dënonin ish-sekretarin e parë të Partisë Komuniste bullgare, Todor Zhivkov me akuzën për përndjekje shtetërore.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›