E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Slëkundemi nga misioni në Afganistan

Ushtarë amerikanë në Afganistan

Administrata e presidentit të SHBA-së Barak Obama tha se nuk ka plan që të përshpejtojë tërheqjen nga Afganistani pas sulmeve të dhunshme kundër amerikanëve.

Sulmet e ditëve të fundit janë nxitur nga djegia e kopjeve të Kuranit në një bazë të NATO-s, veprim ky që zyrtarët amerikanë kanë thënë se ka qenë i paqëllimshëm.

Sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Xhei Karnei, tha se me gjithë vrasjen e dy zyrtarëve ushtarakë të SHBA-së në Ministrinë e Brendshme afgane, SHBA mbetet e përkushtuar që të mos i tërheq trupat para vitit 2014, siç ka qenë e planifikuar.

Zëdhënësi i Pentagonit, Xhorxh Litëll, tha se kushdo që mendon se mund të dobësohemi nga këto sulme qyqare, po gabohet rënde”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›