SHBA: Sot, rezultatet e testit të stresit për bankat më të mëdha

Qeveria amerikane pritet të njoftojë sot rezultatet e të ashtuquajturit "test i stresit"për 19 bankat më të mëdha.
Departamenti i Thesarit
Një pjesë e rezultateve, të cilat u publikuan dje nga media, tregojnë se të paktën gjysma e të 19 bankave që kaluan nëpër këtë test të qeverisë nuk dispozojnë rezervat e mjaftueshme në fonde për të përballuar një këqësim të mëtejshëm të ekonomisë. Zyrtarët amerikanë të financave thonë se bankat që dalin me mungesë fondesh të mjaftueshme do t'u jepet afat deri më 8 qershor për të dalë me një plan që do t'i ndihmonte të mbijetojnë. Nëse do të jetë e nevojshme, plani do të zbatohet gjatë këtij viti.
Testet synojnë të përcaktojnë nëse bankat janë të forta sa duhet për t'i qendruar krizës financiare pa ndihmën e taksapaguesve. Por kritikët e këtij testi që zgjati tre muaj thonë se planet për t'i bërë publike rezultatet mund të kenë ndikuar negativisht në saktësinë e tyre.
Qeveria amerikane u ka dhënë shumë bankave ndihma në fonde që kapin dhjetra miliarda dollarë.