E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha shpreh nderim të thellë për trimërinë e luftëtarëve të UÇK-së

Kryeministri Berisha priti një delegacion nga Shoqata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryesuar nga kryetari i saj, zoti Muharrem Xhemajli, të cilët ndodheshin në Shqipëri për të nderuar heronjtë dhe dëshmorët në ditën e 5 Majit. Kryeministri Berisha shprehu nderimin e thellë për trimërinë, vetmohimin dhe heroizmin e luftëtarëve të UÇK-së, duke nënvizuar se shqiptarët përjetësisht u detyrohen atyre, të cilët u treguan të pamposhtur, duke mbrojtur dinjitetin e kombit. Përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së falënderuan kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe i shprehën mirënjohjen e thellë për kontributin e tij, si dhe të mbarë shqiptarëve në Pavarësinë e Kosovës. Veteranët e UÇK-së uruan Kryeminstrin Berisha për antarësimin e Shqipërisë në NATO dhe për hapat drejt integrimit në BE. Më tej, duke vlerësuar rolin që do të ketë rruga Durrës-Morinë, në lidhjet dhe shkëmbimet mes Shqipërisë dhe Kosovës, ata falënderuan kryeministrin Berisha dhe qeverinë për prioritetin që i dha asaj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›