Legalizimet 90 milione leke per pronaret e ligjshem

Vendimi demshperblen 110 pronare. Nga sot leket ne llogarite bankare te perfituesve
Gati shperblimi per 110 pronare te ligjshem toka e te cileve eshte zene nga ndertimet pa leje. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave informon se ka perfunduar ne kete menyre raundi i trete i shqyrtimit te kerkesave. Pas shqyrtimit te kerkesave jane miratuar 52 prej tyre nga te cilat 110 pronare perfitojne nje fond prej 89 939 66810 lekesh. Ky eshte vetem kesti i pare per keta ish-pronare te cilet ashtu si dhe ne fazat e tjera do te perfitojne 21.89 per qind te mases se plote te shperblimit.
Shperblimi i pronareve
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave informoi dje se me date 21.2.2011 perfundoi raundi i trete i procesit te shqyrtimit te kerkesave te subjekteve pasuria e te cileve eshte prekur nga ndertimet informale dhe qe perfitojne kestin e pare te kompensimit apo shperblimit ne masen prej 2189 per qind te shumes se miratuar me vendim te Keshillit te Ministrave. Ky proces ashtu sikurse edhe raundi i pare dhe i dyte eshte bazuar ne Vendimin e Keshillit te Ministrave nr. 383 date 19.5.2010 Per percaktimin e procedurave te shperndarjes se fondit te kompensimit ne vlere per pronaret e pasurive te paluajtshme prone private qe preken nga ndertimet informale te ndryshuar dhe ne vendimet perkates te Keshillit te Ministrave ne te cilet eshte percaktuar masa e shperblimit per secilin pronar. Ne perfundim te ketij procesi jane miratuar 52 kerkesa te tjera per terheqjen e kompensimit/shpronesimit ne te gjithe vendin. Nga ky proces perfitojne nje numer prej rreth 110 pronaresh/bashkepronaresh ne shumen e pergjithshme prej 89 939 66810 leke - informon AKKP-ja. Vlerat perkatese per secilin perfitues do te jene disponibel ne llogarite bankare duke filluar nga data 24 shkurt 2011. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ka falenderuar te gjithe subjektet aplikuese dhe institucionet shteterore per bashkepunimin dhe mirekuptimin e shfaqur per permbylljen ne afat te procesit. AKKP fton gjithashtu te gjithe subjektet e interesuara emrat e te cileve rezultojne ne listat perfituese te shpronesimit te miratuara me vendim te Keshillit te Ministrave te vijojne te paraqiten ne cdo kohe prane zyrave te saj per dorezimin e kerkeses per terheqjen e vleres se kompensimit. Ne fazen e pare te ketij procesi u miratuan 133 kerkesa nga te cilat perfituan plot 900 pronare. Shuma e pergjithshme qe ata perfituan ishte 701 407 30385 leke. Ndersa ne fazen e dyte u miratuan 127 kerkesa nga te cilat 400 pronare fituan shumen prej 320 888 22385 lekesh. Faza e dyte e kompensimit te pronareve u be e mundur vetem pas ndryshimeve ne vendimin nr. 383 date 19.5.2010 te Keshillit te Ministrave. Per percaktimin e procedurave te shperndarjes se fondit te kompensimit ne vlere per pronaret e pasurive te paluajtshme prone private qe preken nga ndertimet informale te cilat hoqen kufizimet kohore per aplikim. Tashme pronaret trualli i te cileve eshte zene nga ndertimet pa leje mund te aplikojne ne cdo moment per te fituar demshperblimin. Numri ne total i individeve perfitues nga fondi per shpronesimet arrin ne 2075 ndersa ai i pasurive te paluajtshme qe preken nga procesi i legalizimeve eshte 345.
Titujt e pronesise shtohen juristet
Komisionet vendore te cilat bejne vleresimin e titujve te pronesise do te kene ne perberje te tyre me shume juriste. Kjo behet e mundur pas ndryshimeve te bera nga Keshilli i Ministrave ne vendimin nr. 1269 date 17.9.2008 Per perberjen menyren e funksionimit dhe detyrat e pergjegjesite e strukturave shteterore te ngarkuara per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore te ndryshuar. Keshilli i Ministrave vendosi qe paragrafi i fundit i pikes 2 te shkronjes A te kreut III Perberja menyra e funksionimit detyrat dhe pergjegjesite e Komisionit vendor te vleresimit te titujve te pronesise KV i vendimit nr. 1269 date 17.9.2008 te Keshillit te Ministrave te ndryshuar ndryshohet si me poshte vijon Komisionet vendore prej 3 anetaresh duhet te kene te pakten 1 jurist. Komisionet vendore prej 5 anetaresh duhet te kene te pakten 3 juriste. Komisionet vendore prej 6 anetaresh duhet te kene te pakten 4 juriste dhe komisionet vendore prej 7 anetaresh duhet te kene te pakten 5 juriste - thuhet ne vendimin e ekzekutivit. Ndersa ne ligjin ekzistues parashikohej qe komisionet vendore prej 5 anetaresh te kishin te pakten 2 juriste ndersa komisionet vendore prej 6 e 7 anetaresh duhet te kishin te pakten 3 juriste. Qeveria ka ngarkuar prefektet e qarqeve per te vene ne zbatim vendimin e miratuar dje.