SHBA, Takohen presidentët Obama dhe Hu Jintao
Presidenti amerikan Barak Obama ka pritur pasditen e së martës në një darkë private Presidentin kinez Hu Jintao. Darka të cilën Shtëpia e Bardhë si cilësoi si një darkë pune, është zhvilluar në dhomën e vjetër të darkës familjare. Kjo vizitë vjen në një kohë tensionesh dhe diskutimesh mbi monedhën kineze. Ndërkohë që parashikohet që këtë të mërkurë të mbahet një festë e gala, për të pritur presidentin kinez, i cili është një partner i rëndësishm i shteti amerikan. Pritja e Hu në paraditen e së martës në aeroport u bë nga zëvendëspresidenti Joe Biden.
Në darkën me presidentin Obama merrnin pjesë gjithashtu edhe këshilltari për sigurinë kombëtare Tom Donilon dhe sekretarja e shtetit Hillari Klinton. Ndërsa Hu ndiqej nga dy zyrtarët të lartë. Shtëpia e Bardhë pohoi se pavarësisht kuriozitetit për darkën nuk u tha asgjë në mënyrë zyrtare ndaj edhe nuk ka një njoftim zyrtar mbi atë çfarë është folur. Por ajo ka deklaruar se Obama nuk do t`i shmangej bisedimeve për çështjet e nxehta të cilat kanë të bëjnë me monedhën kineze, liritë dhe të drejtat e njeriut të munguara në Kinë, lirimin e fituesit të çmimit Nobel, Liu Xiaobo si dhe marrëdhëniet me Korenë e Veriut.
Këtë të mërkurë është parashikuar gjithashtu edhe një konferencë për shtyp midis dy presidentëve, nga ku do të behën të ditura edhe të gjitha qëndimet. Zyra e shtypit ka mohuar fjalët se Obama nuk do të bëjë pjesë të debatit çështjen për lirinë dhe të drejtat e njeriut. Këshilltari për mediat Robert Gibbs, ka thënë se kjo është një çështje që liderat do të diskutojnë, dhe kjo do të ndodhë edhe më të gjitha bisedat e vështira që kanë të bëjnë me kinën.
Pas takimit me Obamën, presidenti kinez ka parashikuar një vizitë dy ditore në Chikago, ku do të takohet me krerë të bizneseve.