E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, ndërron jetë themeluesi i korpusit të paqes

Sergeant Shriver, themeluesi i korpusit të Paqes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vdekur ditën e martë, pasi vuante nga sëmundja e Alzajmerit. 95-vjeçari, kunati i presidentit Xhon Kenedi, ka qënë gjithashtu edhe kandidati demokrat për zëvendëspresident në vitin 1972. Ai u martua në vitin 1958 me Eunice Kennedy nga martesa me të cilën pati 5 fëmijë, dhe një nga dhëndrit i tij është ish guvernatori i Kalifornisë Arnold Zhvarceneger.
Pasi Kenedi erdhi në pushtet, Shriver hartoi një plan për përhapjen e paqes dhe mirëkuptimit midis Shteteve të Amerikës, duke formuar një korpus me vullnetarë. Kjo bëri që Kenedi të miratonte planin dhe duke krijuar korpusin e Paqes i cili do të drejtohej nga Shriver, dhe do të bëhej simboli lëvizjeve idealiste ne vitin 1960. Shriver vazhdoi që të drejtonte këtë program edhe pas vrasjes së presidentit, duke zhvilluar edhe programin tjetër të quajtur “Luftë ndaj Varfërisë”.
Presidenti amerikan Barak Obama e ka quajtur Shriverin si drita e një gjenerate të madhe, dhe sipas Obamës, ai arriti të mishërojë idenë e shërbimit publik. “Mes shumë kontributeve, Shriver do të mbahet mend si themeluesi i Korpusit të paqes, dhe duke shërbyer kudo si ambasadori i dashamirësisë” ka pohuar Obama.
Shrivet ishte ambassador në Francë në vitit 1968 deri në 1970, dhe pas kthimit kandidoi për zëvendëspresident.
Drejtori aktual i korpusit të paqes Aron Williams, tha se komuniteti i korpusit të paqes ndiente një keqardhje të madhe për këtë humbje të rëndësishme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›