Zedhenesi Gibs drejt largimit
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibs, shumë shpejt pritet të japë dorëheqjen nga detyra e tij.
Sipas BBC, Gibs njoftoi stafin e tij se do të paraqesë dorëheqjen e tij në fund të muajit shkurt.
Gibs cilësohet nga mediat amerikane një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Obamës pasi ai ka punuar me të që në vitet kur Obama ishte Senator.
Kjo dorëheqje do të ishte e 3-ta brenda një kohe të shkurtër pas largimit të mëparshëm të dy këshilltarëve të kreut të Shtëpisë së Bardhë.