Kosovë, hetohen serbët për nxitje dhune

Policia e Kosovës konfirmon se po heton përfaqësues të serbëve të veriut, të cilët akuzohen për nxitje dhune. Përfaqësuesit serbë, thonë se fillimi i këtyre hetimeve ka për qëllim vetëm frikësimin e serbëve të Kosovës. Kundër Milan Ivanoviçit, përfaqësues i serbëve të veriut të Kosovës, anëtar i Këshillit Kombëtar Serb, po hetohet nga policia për thirrjet e tij publike për djegien e dy pikave kufitare Kosovë - Serbi, ngjarje e ndodhur në 10 shkurt të vitit 2009-të. Një zëdhënës i policisë së Kosovës, Besim Hoti, thotë se hetimet e policisë rreth deklarimeve publike të Ivanoviçit, tashmë janë dërguar në Prokurorinë e qarkut në Mitrovicë, e cila drejtohet nga misioni EULEX. Prokuroria e qarkut në Mitrovicë, nuk jep hollësi për rastin dhe është vështirë të mësohet nëse ka ngritur aktakuzë kundër përfaqësuesit politik të serbëve të veriut të Kosovës, Milan Ivanoviç. Mediat serbe kanë njoftuar se hetime po zhvillohen edhe kundër një përfaqësuesi tjetër të serbëve të veriut të Kosovës, Marko Jakshiçit.
Të dy politikanët serbë, Milan Ivanoviç dhe Marko Jakshiç, të cilët refuzojnë të bashkëpunojnë me institucionet kosovare, hedhin poshtë akuzat, duke thënë se nuk ka bazë mbi të cilën do të iniciohej kallëzimi penal kundër tyre. Ndërkohë, ekspertët e çështjes së sigurisë, thonë se ligji duhet të respektohet edhe në veri të vendit. Serbët e veriut të Kosovës, dogjën vitin e kaluar pikat doganore 1 dhe 31 në kufirin Kosovë - Serbi, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë. Gati një vit më vonë në këto pika doganore u vendos policia e misionit europian EULEX, por pa doganierët.
Serbët e pjesës veriore të Kosovës me protesta të njëpasnjëshme vazhdojnë të kundërshtojnë vendosjen e doganave në këto dy pika kufitare. Ata thonë se nuk do të lejojnë kurrë që të ketë kufi mes veriut të Kosovës dhe Serbisë.