Joe Biden, viziton Ukrainën dhe Gjeorgjinë
Nënpresidenti amerikan, Joe Biden do të vizitojë Gjeorgjinë dhe Ukrainën, ku pritet të bisedojë për zhvillimin ekonomik të tyre dhe mbështetjen e reformave demokratike. Zyra e zvpresidentit amerikan, ka bërë të ditur se vizita do të realizohet nga data 20 deri në 24 korrik, dhe se Bajden ka planifikuar të takohet me udhëheqësit politikë si dhe lider opozitarë të të dy vendeve. Zyra e shtypit informoi jgithashtu se Biden do të demonstrojë mbështetjen e Uashingtonit për vazhdimin e reformave demokratike dhe politike në këto vende. Vizita e tij në Gjeorgji dhe Ukrainë do të zhvillohet pak pas vizitës së presidentit Barak Obama në Moskë.