E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, nënshkruan ligjin e ri për duhanin

Presidenti amerikan Barak Obama nënshkroi një ligj të ri dhe të rëndësishëm që rregullon industrinë e duhanit në vend. Ligji i ri do t'i japë mundësi qeverisë federale të rregullojë prodhimin dhe shitjen e cigareve dhe produkteve të tjera të duhanit. Legjislacioni më i fuqishëm kundër konsumit të duhanit në historinë e Shteteve të Bashkuara u kthye në ligj me nënshkrimin e presidentit, disa dekada pas kohës kur për herë të parë u mësua për dëmet që shkakton duhani. Kjo masë nuk e penalizon duhanin dhe nuk e kufizon vënien në dispozicion të prodhimeve të duhanit për të rriturit. Por do të ketë një ndikim të madh në mënyrën se si prodhohen dhe shiten cigaret, veçanërisht për të rinjtë. Presidenti Obama thotë se ky ligj synon të mbrojë fëmijët. "Çdo ditë, 1,000 të rinj nën moshën 18 vjeç bëhen konsumatorë duhani. Dhe gati 90 përqind e atyre që pijnë duhan fillojnë ta konsumojnë atë para se të mbushin 18 vjeç", thotë Obama. Presidenti thotë se ai e njeh shumë mirë këtë problem pasi vetë ai ka qenë njëri nga këta të rinj dhe e di se sa e vështirë është t'i japësh fund këtij vesi kur të ka shoqëruar prej kohësh. Për të parën herë, një agjenci qeveritare si Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve ose FDA-ja do të ketë autoritet të rregullojë prodhimet e duhanit. Obama nënvizoi se sipas ligjit të ri, FDA-ja mund të ndalojë disa substanca shtesë në cigare dhe të kufizojë teknikat e reklamimit të përdorura nga kompanitë e duhanit. Presidenti, e nënshkroi ligjin në një ceremoni në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, i shoqëruar nga anëtarët e Kongresit dhe përfaqësuesit e grupeve lobuese të shëndetit duke përfshirë edhe tre fëmijë nga organizata "Fushata për Fëmijë të paprekur nga duhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›